Sosiaalipalvelutoimisto
Zyrat komunale të shërbimeve sociale u shërbejnë klientëve duke ofruar shërbime të shumëllojshme. Zyrat iu përgjigjen zakonisht këtyre çështjeve:
- Shërbimet për të moshuarit
- Kujdesi shtëpiak
- Shërbimet për invalidët
- Shërbimet për persona me zhvillim të mangët
- Mbrojtja për fëmijë
- Mbështetje për vetëkujdesje
- Kujdesje për substancat intoksikuese
- Ndihma elementare
- Puna sociale
Informacionet e zyrës më të afërt të shërbimeve sociale e gjeni në faqet e internetit të komunës ku banoni.
Emri i zyrës komunale të shërbimeve sociale ndryshon sipas komunës. Në gjuhën finlandeze ai mund të jetë zyra e shërbimeve sociale (sosiaalipalvelutoimisto), zyra e socialit (sosiaalitoimisto) ose qendra e socialit (sosiaaliasema).