Työ- ja elinkeinotoimisto
Zyra e punës dhe e sipërmarrjes
Zyrat e punës dhe e sipërmarrjes (zyrat TE) janë pjesë e Drejtoria e Punësimit. Shërbimet kryesore janë punëdhënia, shkollimi për punë, drejtimi i përzgjedhjes profesionale si dhe informacione për shkollim dhe profesion. Edhe integrimi i imigrantëve bën pjesë në detyrat e zyrave të punës dhe sipërmarrjes. Nëpërmjet zyrave të punës dhe sipërmarrjes është e mundur të aplikohet për shembull, për kurse të gjuhës finlandeze. Zyrat e punës dhe të sipërmarrjes mund të shqyrtojnë edhe çështje që kanë të bëjnë me lejen e qëndrimit të punëtorit si dhe kujdesen për çështjet që lidhen me rikthimin në vend. Në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes mund të merrni informacion mbi vendet e punës. Klientët e kësaj zyre kanë mundësi të aplikojnë për asistencë papunësie nga Kela.
Në faqet Puna të Infopankki-t gjeni informacion të mëtejshëm mbi mënyrën se si u shërben zyra e punës dhe e sipërmarrjes klientëve që kërkojnë punë.
Informacione të mëtejshme mbi shërbimet e zyrave të punës dhe sipërmarrjes ka në faqet e Drejtorisë së Punësimit. Në këto faqe ka edhe një broshurë mbi shërbimet e zyrës së punës dhe sipërmarrjes, në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht
Ku ndodhet zyra më e afërt e punës dhe e sipërmarrjes?
Zgjidhni nga menuja e faqeve te Drejtorisë së punësimit (Työhallinto) emrin e komunës tuaj.