Kuolema
Kur vdes një i afërm, atëherë familjarët e të ndjerit mund të kenë nevojë për ndihmë dhe mbështetje të ndryshme. Nuk ka pse njeriu të vajtojë ose të mbesë i vetëm në ankth. Ndihmë në raste të vështira mund të kërkoni, për shembull, në këshillimore, në poliklinikën psikiatrike ose në qendrën shëndetësore.
Nëse njeriu nuk vdes në spital, njoftoni menjëherë policinë ose mjekun.
Policia kujdeset që të sqarohet shkaku i vdekjes, nëse është e nevojshme. Gjithashtu, policia informon për vdekjen Qendrën e regjistrimit të popullsisë. Kur personi vdes në spital ose në institucion kujdesi, informacioni për vdekjes i transmetohet automatikisht Qendrës së regjistrimit të popullsisë, Kelas dhe institucioneve të pensionit.
Pasi mjeku të ketë sqaruar shkakun e vdekjes, ai shkruan çertifikatën e vdekjes. Çertifikata është e nevojshme që njeriu të mund të varroset. Regjistri i popullsisë ose kongregacioni (kishtar) jep lejen për t’u varrosur pasi mjeku të ketë shkruar çertifikatën e vdekjes.
Në faqet e Kelas ka një listë me çështje që duhen patur parasysh kur vdes i afërmi.
Varrimi
Për organizimin e varrimit mund të merret ndihmë nga komuniteti fetar. Për informacione të mëtejshme pyetni komunitetin fetar ku bëni pjesë. Zyrat e varrimit ofrojnë shërbime kundrejt një pagese.
Bashkimi i zyrave të varrimit të Finlandës
Pro-Seremoniat
Vendi i varrosjes
Thuajse të gjitha tokat e varrezave të Finlandës janë pronë e famullive evangjeliko-luterane, por vendin për t’u varrosur mund të merret edhe nëse nuk je anëtar i kishës envangjeliko-luterane. Vendet e varreve janë me pagesë dhe për ato duhet të pyesni në famulli. Nëse personi nuk ka qenë anëtar i kishës dhe nuk ka dashur një ceremoni fetare funerali, ato nuk organizohen. I ndjeri mund të varroset në arkivol ose të digjet në kremator. Në shumë komuna ka edhe vende për varre të feve të tjera. Për shembull, në shumicën e qyteteve të mëdha gjenden varreza ortodokse, islamike dhe izraelite. Në shumë nga komunat ka edhe zona për varret e atyre që nuk bënin pjesë në ndonjë besim fetar. Gjithashtu, hirin e të ndjerit mund ta shpërndani në natyrë ose në vende me ujë, nëse merrni lejen e pronarit.
Ndihma financiare për varrim
Ndonjëherë i ndjeri ka të drejtë për ndihmë financiare për varrim në bazë të marrëdhënies së punës. Këshillohuni për këtë me punëdhënësin. Në rast se i ndjeri ka qenë pa të ardhura mund të kërkohet ndihmë elementare nga zyra e shërbimeve sociale të komunës përkatëse.
Pensioni familjar
Pension familjar (perhe-eläke) mund t’i paguhet bashkëshortit/bashkëshortes dhe fëmijëve të personit që ka vdekur. Qëllimi i pensionit familjar është të sigurojë jetesën e të vesë/veut dhe të fëmijëve. Në Finlandë ka dy pensione familjare, pensioni familjar i Kelas dhe pensioni familjar i sistemit të pensionit të punës. Nëse personi që ka vdekur ka qenë në punë ose si sipërmarrës në Finlandë, e veja/veu dhe fëmijët mund të përfitojnë pensioni familjar të sistemit të pensionit të punës. Të dy pensionet mund të aplikohen te Kela.
Nëse personi ka banuar ose ka punuar për një kohë të gjatë në një shtet tjetër para shpërnguljes në Finlandë, atëherë bashkëshorti/bashkëshortja ose fëmijët mund të kenë të drejtë të përftojnë pension familjar edhe nga ai shtet.
Inventari i pasurisë
Inventari i pasurisë duhet të bëhet tre muaj pas vdekjes. Për këtë nevojitet sqarimi i tërësishëm i lidhjes farefisnore me të ndjerin që nga lindja deri në vdekje. Gjithashtu nevojiten çertifikatat zyrtare të pjesëtarëve të pasurisë së të ndjerit, pra të atyre personave që trashëgojnë pasurinë e të ndjerit. Trashëgimia është e tatueshme. Prandaj inventari i pasurisë dorëzohet në zyrën e tatimeve një muaj pas bërjes së inventarit. Informacione të mëtejshme mund të merrni nga faqet e institucionit të drejtësisë dhe nga administrata e tatimeve.
Lidhje internetore:
Ligji për varrimin
Kontaktet e kongregacioneve luterane
Kujdesi për pacientin që po vdes dhe trajtimi i të ndjerit sipas fesë islamike në Finlandë