Peliriippuvuus
"Nuk ka ujë të turbullt që të mos kthjellohet."
(Proverb filipinas)
Nëse vini re se keni probleme me lojën dhe ajo ju shqetëson edhe jetën normale, atëherë duhet të kërkoni ndihmë. Problemet me lojërat e bixhozit mund të përkeqësohen me kalimin e kohës.
Për problemet me lojën mund të gjeni ndihmë, për shembull, në vendet e mëposhtme:
- Peluuri është një shërbim kombëtar për personat që kanë probleme me bixhozin, për të afërmit e tyre dhe për persona të tjerë me probleme me lojërat e bixhozit
- Në shumë qytete mund të merrni pjesë në grupin ’Gamblers Anonymous’ që është për personat që janë të varur nga bixhozi
- Në shërbimin në internet ’Päihdelinkki’ ka shumë informacione në gjuhë të ndryshme për problemet me bixhozin.