Liikenne
Lëvizja me automjete
Në Finlandë automjetet ecin në krahun e djathtë. Rregullat e trafikut zbatohen me rigorozitet.
Sipas ligjit në automjet pasagjeri duhet të përdorë rripin e sigurimit. Fëmijët nën gjatësinë 135 cm duhet të përdorin ulëse për fëmijët në automjet. I rrituri që ndodhet në automjet mban përgjegjësi për përdorimin e mjeteve të sigurisë dhe rripit të sigurimit të fëmijës.
Automjetet në përdorim duhet të jenë të kontrolluara dhe të regjistruara.
Për të të drejtuar automjetin dhe motorin nevojitet patentë. Për ta marrë patentën personi duhet të jetë 18-vjec. Mësime mbi drejtimin e automjetit mund të marrësh ose në autoshkollë ose me anë të nje leje mësimore (opetuslupa) miratuar nga policia. Pas mësimit të automjetit, kandidati duhet të bëjë edhe provimin me shkrim dhe testin e drejtimit të automjetit që të marrë çertifikatën e drejtuesit të automjetit. Policia e miraton patentën e automjetit pas marrjes së çertifikatës së drejtuesit të automjetit.
Patenta e huaj në Finlandë
Nëse keni patentë automjeti të një shteti skandinav, të BE-së ose të BEE-së, atëherë ajo është e vlefshme edhe në Finlandë. Këtë patentë ju mund ta ndërroni me një patentë finlandeze, nëse jeni me banim të përhershëm në Finlandë ose nëse keni banuar të paktën gjashtë muaj në Finlandë.
Nëse keni patentë të një shteti tjetër, që bën pjesë në marrëveshjen e Gjenevës dhe të Vienës për trafikun rrugor, atëherë ju mund ta përdorni atë patentë në Finlandë për një vit. Më pas ju duhet ta ndërroni këtë patentë me një patentë finlandeze. Shtetet që bëjnë pjesë në marrëveshjen e Gjenevës dhe të Vienës, në anglisht.
Informohuni në polici nëse mund të drejtoni automjet me patentën tuaj në Finlandë.
Nga faqet internetore të policisë mund të merrni informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në Finlandë, drejtimi i automjetit mund të jetë i vështirë gjatë dimrit. Në faqet internetore të sigurisë së trafikut rrugor mund të gjeni të dhëna, midis të tjerash, edhe mbi drejtimin e automjetit gjatë dimrit:
finlandisht
suedisht
anglisht
rusisht
Informacione të mëtejshme mbi sigurinë në trafik ka edhe në faqet e Suomi.fi.
Mund të rezervoni taksi me telefon ose direkt nga shtylla që ndodhet në stacionin e taksisë
Informacione mbi rezervimin e taksisë në komuna të ndryshme
Informacione të mëtejshme mbi lëvizjen e taksive në faqet e Sindikatës së Taksive të Finlandës në finlandisht,suedisht, anglisht, gjermanisht dhe frengjisht.
Ecja me biçikletë dhe në këmbë
Në qytete zakonisht rrugët për biçikleta janë të shënuara. Me anë të tyre mund të shkoni lehtësisht nga një vend në tjetrin. Në se detyroheni të ecni me biçikletë përgjatë rrugës automobilistike, atëhere përdorni anën e djathtë të rrugës. Sipas ligjit, në Finlandë gjatë përdorimit të biçikletës personi duhet të jetë i pajisur me helmetë.
Shumë komuna publikojnë hartat e tyre të rrugëve ku mund të ecet me biçikletë. Hartat mund t’i kërkoni edhe nga agjencitë e udhëtimit të qytetit. Harta biçikletash me pagesë mund të blihen edhe nga libraritë.
Këmbësori duhet të ecë në trotuar ose në trafikun e lehtë të përdorë në pjesën e rrugës së përcaktuar për të, në rast se një e tillë ekziston. Ana e djathtë e rrugës zakonisht është më e sigurtë. Mos harroni se në errësirë ose kur ka pak dritë, drejtuesi i automjetit e ka pothuajse të pamundur ta diktojë këmbësorin ose personin në biçikletë. Ndaj edhe sipas ligjit, kur të jetë errët këmbësori duhet të përdorë pajisje ndriçuese(heijastin) gjatë lëvizjes në rrugë. Pajisjet ndriçuese shiten, për shembull, në dyqanet e pajisjeve sportive, në qendrat e mëdha tregtare, si dhe në shumicën e kioskave, farmacive dhe stacioneve të benzinës. Personi që përdor biçikletën duhet të sigurohet që biçikleta të jetë e pajisur me dritë.
Broshurë në gjuhë të qartë për këmbësorin
Broshurë në gjuhë të qartë për personin që ecën në biçikletë
Transporti publik
Në Finlandë trasporti publik funksionon mirë. Transporti publik është formë transporti që nuk ndot ambientin dhe mjaft ekonomike. Trenat dhe autobuzët e linjës janë të pastër dhe ata ecin sipas orarit në të gjithë Finlandën.
Trenat i përkasin shoqërisë shtetërore të trenave (VR). Mund të rezervosh dhe të blesh bileta udhëtimi dhe vendi në stacionet e trenit ose nga faqja në internet e VR-se.
Në Finlandë firma autobuzash ka shumë, por mund t’i blesh biletat e të gjitha kompanive të autobuzave nga pikat e shitjes së Matkahuolto-s ose nga faqet e saj të internetit.
Orari i trenave
Orari i autobuzave të linjave të largëta
Joukkoliikenteen reittipalvelu ndihmon në zgjedhjen e itenerarit në të gjithë Finlandën.
Transporti ajror
Në Finlandë ka 24 aeroporte. Më i madhi prej tyre është aeroporti i Helsinki-Vantaa:s.
Aeroportet e Finlandës
Shoqëritë ndërkombëtare finlandeze të aeroplanëve janë, midis të tjerash, Finnair dhe Blue1. Këto shoqëri kryejnë fluturime si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.
Informacione të mëtejshme për trafikun ajror
Lidhje të dobishme
Në faqet e VisitFinland gjendet kërkimi në hartë në gjuhën angleze, për të gjithë Finlandën.
Në faqet e Drejtorisë së Transportit ka informacione edhe për rregullat e qarkullimit, kushtet e rrugës dhe matësin e distancës së rrugës.