Yrityksen perustaminen
Shkurtimisht fazat e themelimit të sipërmarrjes:
- Një ide e mirë për biznes
- Planifikimi paraprak i veprimtarisë së sipërmarrjes
- Organizimi i financimit
- Zgjedhja e formës dhe emrit të sipërmarrjës
- Spjegimin për sigurimin e lejes për veprimitarinë e sipërmarrjes
- Njoftimi në regjistrin e tregut dhe në zyrën e tatimeve
- Sigurimet e rregulluara me ligj
- Organizimi i kontabilitetit
Kur dëshiron të hapësh një shoqëri tregtare, mendo mirë në se ideja e biznesit është e mirë apo jo. Mendo gjithashtu, në se ke dituri dhe përvojë të mjaftueshme profesionale, si dhe mënyrën e organizimit financiar. Qendra për biznese të reja ofron ndihmë dhe këshilla me anë të këshilltarëve profesionistë, duke filluar qysh nga fillimi i përpunimit të idesë për biznes.
Pas kësaj bëhet përgatitja themelore e planit për veprimtarinë e biznesit, që ka për qëllim të bëjë sqarimin e fitimit dhe suksesit të mundshëm të veprimtarisë së filluar sipërmarrëse. Kjo është në dobi si të vetë sipërmarrësit ashtu edhe të ekspertit i cili ndihmon në vlerësimin e veprimtarisë. Kur kërkoni për ndihmë financiare duhet të keni planifikim të mirë të veprimtarisë së biznesit.
Çështje të tjera që duhet t`i keni parasysh kur të krijoni sipërmarrje janë, për shembull: forma e sipërmarrjes, emri dhe fusha e sipërmarrjes, regjistrimet dhe pagesat zyrtare, organizimi i kontabilitetit si dhe në shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar pagesa e aksioneve të kapitalit.
Në zgjedhjen e formës së sipërmarrjes ndër të tjera ndikojnë numri i ortakëve, nevoja e kapitalit, ndarja e përgjegjsisë dhe e marrjes së vendimeve, financimi dhe tatimi. Format e ndryshme të sipërmarrjes në Finlandë janë: titull biznesi, shoqëri tregtare e hapur, shoqëri tregtare komandite, shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri tregtare kolektive. Në se dëshironi të themeloni një sipërmarrje më të madhe se emri i shoqërisë tregtare atëhere ja vlen të kontaktoni këshilltarin për biznes.