Perustaminen
“Mënyra më e mirë për të gjetur idenë më të mirë, është të kesh shumë ide.”
(Proverb grek)
Finlanda është vend i lirë. Në Finlandë ekziston liria për të themeluar shoqatë (yhdistymisvapaus) dhe liria për grumbullim. Të gjithë banorët e Finlandës kanë të drejtë të bashkohen dhe të themelojnë një shoqatë.
Themelimi i shoqtës në Finlandë është i thjeshtë. Edhe tre persona mjaftojnë për themelimin e një shoqate, por është mirë të ketë edhe më shumë anëtarë.
Në praktikë themelimi i shoqatës ka tre faza: themelimi, hartimi i rregullores (ääntöjen laatiminen) dhe regjistrimi (rekisteröinti).
Si themelohet një shoqatë? (Miten yhdistys perustetaan)
Themelimi i shoqatës mund të bëhet në dy mënyra:
- Hartohet një kontratë themelimi e formës së lirë (vapaamuotoinen), pra dokumenti i themelimit.
- Mbahet mbledhja e themelimit të shoqatës.
Informacione të mëtejshme mund të merrni në rubrikën ”Themelimi i shoqatës”, i udhëzuesit të funksionimit të shoqatës (yhdistystoimintaoppaasta).
Informacione mbi themelimin e shoqatës ka edhe në faqet e internetit të Drejtorisë për patenta dhe regjistrim.
Është e rëndësishme të përcaktoni idenë dhe objektivat e shoqatës. Objektivat e shoqatës përcaktohen në bazë të interesit që kanë anëtarët e shoqatës. Shoqata mund të jetë për shembull, shoqatë sporti, shoqatë kulturore, shoqatë miqësore, shoqatë fetare etj. Objektivat e shoqatës mund të jenë për shembull, marrja e informacioneve nga jashtë dhe shpërndarja e tyre te anëtarët e shoqatës, aktivitet kulturor dhe zbavitje e përbashkët, aktivitet i kohës së lirë, ndihmë për integrimin e imigrantëve (maahanmuuttajien), ulja e krimeve, lufta kundër racizmit, zhvillimi i punës dhe shkollimit, shtimi i mirëqenies, prezantimi i ideve dhe sugjerimeve te autoritetet zyrtare, realizimi i një projekti etj.
Informacione të mëtejshme ka në rubrikën ”Qëllimi dhe mënyrat e funksionimit”, të Udhëzuesit për funksionimin e shoqatës (yhdistystoimintaoppaasta) (2002), të Ministrisë së Punës.