Terveys Vantaalla
Shëndeti në Vantaa
Në faqen Shëndeti, të Infobankës, flitet për shërbimet shëndetësore në Finlandë.
Në faqen e metropolit të kryeqytetit, Shëndeti, ka informacione mbi shërbimet shëndetësore në metropolin e kryeqytetit.
Mund të telefononi në numrin e shërbimit për informacione shëndetësore (Terveysneuvontapalveluun) (09) 10023 kur të keni nevojë për informacione mbi shërbimet shëndetësore ose udhëzime mbi trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Lidhjet në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Qendrat shëndetësore
Në Vantaa ka tetë qendra shëndetësore, ku organizohen kontrollet mjekësore me mjekët dhe motrat medicinale. Qendrat shëndetësore përgjigjen për trajtimin e sëmundjeve të menjëhershme dhe orari zyrtar i hapjes është 8-16 gjatë javës. Në faqet e internetit, të qytetit, të Vantaa-s ka informacione të mëtejshme mbi kontrollet në qendrat shëndetësore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Poliklinika e urgjencës
Jashtë orarit zyrtar, të gjithë banorët e Vantaa-s në nevojë për mjekim urgjent, mund të drejtohen te urgjenca e Peijasit. Poliklinika e urgjencës është për të sëmurë që sëmuren papritur dhe janë në gjendje të rëndë dhe për ata që kanë nevojë për mjekim të menjëhershëm, për shkak të dobësimit të dukshëm të gjendjes shëndetësore.
Spitali i Peijasit (Peijaksen sairaala)
Sairaalakatu 1
01400 Vantaa
Tel. (09) 471 67060
Faks. (09) 471 67576
Informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shëndeti i familjes me fëmijë
Në faqen e internetit, të qytetit, të Vantaa-s gjenden informacionet e kontaktit të këshillimoreve për nëna dhe fëmijë të Vantaa-s, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Kur sëmuret fëmija
Kur sëmuret fëmija kontaktoni me qendrën më të afërt shëndetësore ose telefononi në numrin e informacionit për shëndetin (09) 10023, që funksionon 24 orë në ditë. Në spitalin e Peijasit ndodhet edhe urgjenca për fëmijë (shihni më lart informacionet e kontaktit).
Kujdesi shëndetësor në shkollë
Në faqen e internetit, të qytetit të Vantaa-s ka informacione mbi kujdesin shëndetësore në shkollë, në finlandisht dhe suedisht.
Shtatzënia
Në faqet e internetit, të qytetit, të Vantaa-s gjenden informacionet e kontaktit të këshillimoreve për nëna dhe fëmijë, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shëndeti mendor
Në faqen e metropolit të kryeqytetit, Rastet e krizave, të Infobankës ka informacione mbi shërbimet e shëndetit mendor në metropolin e kryeqytetit.
Në raste të çrregullimeve mendore gjatë orarit zyrtar të punës, personi mund të drejtohet, para së gjithash, në qendrën e vet shëndetësore. Takimet dhe rezervimet për takim të qendrës shëndetësore në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Kujdestaria e psikiatrisë për të rritur
Urgjenca për raste urgjente është në spitalin e Peijasit, shihni informacionet e kontaktit në rubrikën Poliklinika e urgjencës.
Kujdestaria e psikiatrisë për fëmijë dhe të rinj
Kur të keni nevojë për trajtim mjekësor gjatë orarit zyrtar, mund të drejtoheni te qendrat shëndetësore të cilat i kanë pritjet me banorët e zonës nga ora klo 8–16. Në faqen e shërbimeve shëndetësore të qarkut të Helsinkit dhe Uusimaasë ka informacione në finlandisht, suedisht dhe anglisht edhe mbi urgjencat për fëmijë, gjatë fundjavave dhe orëve të tjera të ditës.
Kujdesi për dhëmbët
Qendra e rezervimit të kohës për vizitë ju shërben nga e hëna deri të enjten, ora 7.30-15 si dhe të premten dhe gjatë vigjiljeve të festave, ora 7.30–14, në numrat e telefonit
(09) 8392 3805 (Vantaa Lindore)
(09) 8393 5300 (Vantaa Perëndimore)
Gjatë ditëve të punës nga ora 8-14 kujdestaria dentare gjendet në qendrat shëndetësore të Tikkurilës dhe Myyrmäkit. Rezervimi i vizitave ju shërben gjatë ditëve të punës duke filluar nga ora 7.30, në numrat e lartpërmendur, të telefonit. Të rinjtë nën moshën 18-vjeç, të cilët kanë nevojë për ndihmë të parë, mund kurohen në klinikën më të afërt dentare, me anë të rezervimit të vizitës. alkaen yllä olevissa numeroissa.
Kujdestaria dentare gjatë fundjavës
Kujdestaria dentare i shërben të gjithë popullsisë në qendrën shëndetësore të Tikkurilës, të shtunën, ora 10-13 si dhe të djelën dhe gjatë ditëve të festave, ora 11-13. Rezervimi i kohës për vizitë shërben të shtunën, prej orës 9.30 si dhe të djelën dhe gjatë festave, prej orës 10.30, në numrin e telefonit (09) 8392 3805.
Në faqen e qytetit, të Vantaa-s, Kujdesi dentar ka informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shërbimet për personat e intoksikuar
Në faqen e qytetit të Vantaa-s, Shërbimet sociale dhe shëndetësore, ka informacione mbi shërbimet për personat e intoksikuar, në Vantaa, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Seksualiteti
Në faqet e internetit, të qytetit, të Vantaa-s ka informacione mbi për parandalimin e shtatzënisë dhe planifikimin familjar në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në faqen Seksualiteti, të Infobankës ka informacione të mëtejshme mbi çështje që
lidhen me seksualitetin.
Shërbimet gjinekologjike
Për shqetësime gjinekologjike mund të kontaktoni qendrën shëndetësore, ku mjeku i përgjithshëm viziton pacienten. Në qendrat shëndetësore nuk punojnë gjinekologë.
Qendrat shëndetësore të Vantaa-s në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Sëmundjet veneriane
Për probleme gjinekologjike dhe urologe mund të kontaktoni qendrën shëndetësore. Edhe banorët e Vantaa-s kanë të drejtë të shkojnë në Poliklinikën e sëmundjeve veneriane, të Helsinkit pa patur nevojë për rekomandim.