Terveys Espoossa
Shëndeti në Espo
Në faqen e internetit të Infobankës Shëndeti , flitet për shërbimet shëndetësore në Finlandë.
Në faqen e internetit Shëndeti të rajonit të kryeqytetit, ka informacione mbi shërbimet shëndetësore në kryeqytet.
Në numrin e informacionit shëndetësor (09) 10023 mund të telefononi kur të keni nevojë për informacione mbi shërbimet shëndetësore ose nëse dëshironi udhëzime për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme.
Qendrat shëndetësore
Në qendrat shëndetësore zhvillohen, midis të tjerash, konsultat me mjekët dhe motrat medicinale. Në rast nevoje, te qendrat shëndetësore mund të merrni udhëzimet për trajtim të specializuar mjekësor. Klientët mund të shkojnë te qendra shëndetësore e zonës ku banojnë.
Informacionet e qendrave shëndetësore të Espos në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Urgjenca
Qendrat shëndetësore janë mbyllur natën dhe gjatë fundjavës. Në kohë të tilla, sëmundjet dhe aksidentet mjekohen në urgjencën e spitalit të Jorvit. Informacione të mëtejshme mbi urgjencat ka në faqet e internetit të Espos, në finlandisht , suedisht dhe në anglisht . Edhe urgjenca për sëmundjet e fëmijëve gjendet në spitalin e Jorvit.
Shëndeti i familjes me fëmijë
Informacione mbi shërbimet e këshillimoreve të qytetit të Espos, në finlandisht , suedisht dhe në anglisht.
Kur sëmuret fëmija
Kur ju sëmuret fëmija, atëhere kontaktoni me qendrën më të afërt shëndetësore ose mund t’i telefononi informacionit për shëndetin, në numrin (09) 10023 që ju shërben 24 orë në ditë. Jashtë orarit zyrtar të punës, mund t’i telefononi urgjencës së spitalit të Jorvit, me numër (09) 4718 3300. Shërbimi jepet në finlandisht, suedisht dhe zakonisht edhe në anglisht.
Kujdesi shëndetësor në shkollë
Në faqet e internetit të qytetit ka informacione mbi kujdesin shëndetësor për nxënësit e shkollave dhe studentët në Espo, në finlandisht dhe suedisht .
Shtatzënia
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione në finlandisht , suedisht dhe anglisht mbi konsultat në këshillimore, mbi fazat e shtatzënisë dhe lindjen. Për shërbimet e këshillimiore mund të pyesni informacione në qendrën tuaj shëndetësore.
Problemet e shëndetit mendor
Në faqen e rajonit të kryeqytetit, të Infobankës, te faqja Shërbimet në rast krize ka informacione mbi shërbimet për shëndetin mendor në rajonin e kryeqytetit.
Personi që vuan nga probleme mendore mund të drejtohet te qendra përkatëse shëndetësore. Qendrat shëndetësore të Espos në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht , mbi shërbimet e shëndetit mendor në Espo dhe lidhjet për në faqet e internetit të shërbimeve të shëndetit mendor në zona të ndryshme të qytetit. Informacione mbi shëndetin mendor në anglisht .
Kujdesi shëndetësor psikiatrik
Për të marrë kujdesin e specializuar psiqiatrik duhet të merret një rekomandim nga mjeku i qendrës shëndetësore ose nga një mjek privat. Në Espo, kujdesi i specializuar psiqiatrik bëhet në spitalin e Jorvit dhe trajtimi vullnetar bëhet në poliklinikat e zonës së Jorvit. Poliklinka e psiqiatrisë në spitalin e Jorvit bën vlerësimin për nevojën e kujdesit mjekësor gjatë ditëve të punës nga ora 8-16, tel. (09) 861 3040.
Shërbimet e shëndetit mendor për fëmijë dhe familje me fëmijë
Këshillimoret për familje ofrojnë shërbim për fëmijët nën moshën 13-vjeç dhe për familjet me fëmijë ku ka probleme dhe konflikte që pengojnë rrjedhën e një jete normale. Ju mund të kontakoni me këshillimoren për familje edhe vetë, pa rekomandim të mjekut. Kontaktet e këshillimoreve për familje në finlandisht dhe suedisht . Në situata të divorcit, mund të merrni këshilla dhe ndihmë nga njësiti për çështjet familjare. Informacione dhe kontaktet në finlandisht .
Problemet në çift
Çiftet mund të kërkojnë ndihmë dhe këshilla edhe nga Federata për familje Väestöliitto si dhe nga organizata të ndryshme dhe nga terapistë privatë.
Psikoterapia
Kujdesi bazë mjekësor nuk përfshin psikoterapi që zgjasin shumë. Për informacione të mëtejshme mbi aplikimin për psikoterapi, mund të drejtoheni edhe te Kela .
Kujdesi për dhëmbët
Koha për në kujdesin dentar rezervohet nëpërmjet numrit qendror të rezervimit të kohës , tel. (09) 8163 0300 (ora 7.45-15). Në raste urgjente, ndihma e parë për të rritur, gjatë ditëve të punës, jepet në qendrën sociale dhe shëndetësore të Kilos, ndërsa për fëmijë dhe të rinj në klinikën dentare të zonës përkatëse. Gjatë fundjavës dhe në ditë pushimi, kujdestaria për të gjithë banorët e Espos ndodhet në klinikën dentare të Puolarmetsas.
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione të mëtejshme mbi kujdesin për dhëmbët dhe kontaktet në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Banorët e Espos kanë të drejtë për të marrë kujdes dentar, zakonisht në klinikën dentare të zonës ku banojnë ose në atë më të afërt.
Shërbimet për personat e intoksikuar
Kujdes mjekësor për personat e intoksikuar ofrohet në qendrat shëndetësore, nga punonjësit e socialit, në këshillimore si dhe në kujdesin mjekësor shkollor dhe atë studentor. Nga këto shërbime, klienti drejtohet, në rast nevoje, në shërbimet e specializuara për persona të intoksikuar.
Qendra e shërbimeve EMPPU (Palvelukeskus EMPPU) ofron ndihmë për banorët në moshë të rritur të Espos, lidhur me probleme me depresionin dhe me substancat intoksikuese. EMPPU në faqet e internetit të qytetit të Epos në finlandisht dhe anglisht .
EMPPU ofron informacione nëpërmjet telefonit lidhur me shërbimet për shëndetin mendor dhe disintoksikim në Espo. Informacionet jepen në finlandisht dhe anglisht në numrin e telefonit 09 8163 1342 ose 050 320 9504 , gjatë ditëve të punës ora 9–19, gjatë fundjavës ora 12–16.
Informacione në finlandisht mbi kujdesin mjekësor për persona të intoksikuar.
Qendrat shëndetësore të Espos në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Puna e socialit për të rritur në Espo në finlandisht dhe suedisht .
Në faqen e internetit Situatat e krizës , të Infobankës ka informacione të mëtejshme mbi intoksikimin.
Seksualiteti
Në këshillimioret e planifikimit familjar, pranë qendrave shëndetësore (ehkäisyneuvoloista) mund të merrni ndihmë për parandalimin e shtatzënisë dhe për planifikimin familjar. Qëllimi i këshillimores së planifikimit familjar, midis të tjerash, është të parandalojë sëmundjet veneriane (gjenitale). Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht .
Në faqen e internetit të Infobankës, Seksualiteti , ka informacione të mëtejshme mbi çështje që kanë të bëjnë me seksualitetin.
Shërbimet gjinekologjike
Në rast problemesh gjinekologjike, mund të drejtoheni te qendra shëndetësore, ku zakonisht mjeku i përgjithshëm ekzaminon pacientin. Megjithatë në qendrat shëndetësore nuk punojnë mjekë të specializuar gjinekologë.
Qendrat shëndetësore të Espos në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Sëmundjet veneriane (gjenitale)
Në raste problemesh gjinekologjike dhe urologe, mund të kontaktoni qendrën shëndetësore. Edhe banorët e Espos mund të shkojnë pa rekomandim në Poliklinikën e sëmundjeve veneriane (Sukupuolitautien poliklinikka).