Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kur je shtatzënë

Kun olet raskaana

"Fëmija sjell bereqet."
(Proverb finlandez)

Këshillimorja për nëna

Detyra e këshillimores për nëna është të ndihmojë shëndetin dhe mirëqenien e gruas shtatzëne, e embrionit, fëmijën ende të palindur dhe të gjithë familjen që pret lindjen e fëmijës.

Nëna duhet të shkojë në këshillimoren për nëna menjëherë kur të fillojë shtatzënia ose para përfundimit të muajit të katërt të shtatzënisë. Në këshillimore kujdesen për shëndetin e nënës dhe fëmijës, si dhe organizojnë kurse përgatitore për lindjen për nëna dhe baballarë. Këto shërbime për klientët janë falas. Kur fëmija lind, mjeku i këshillimores për fëmijë dhe motra medicinale kujdesen për shëndetin dhe vaksinimin e fëmijës. Informacione mbi këtë temë ka në faqet internetore të Ministrisë së Punëve Sociale dhe Shëndetësore në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Këshillimorja për fëmijë

Kur lind fëmija, këshillimorja për fëmijë kujdeset për shëndetin e fëmijëve. Këshillimorja për fëmijë kontrollon që zhvillimi psikologjik, fizik dhe shoqëror i fëmijës të jetë sa më normal. Fëmijët kontrollohen te mjeku ose te motra medicinale. Motra medicinale bën edhe vaksinimet e fëmijëve. Informacione të mëtejshme ka në faqet e Ministrisë së Punëve Sociale dhe Shëndetit (sosiaali- ja terveysministeriö) në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Pyesni për shërbimet e këshillimores në qendrën tuaj shëndetësore.

Mbështetje financiare për gratë shtatzëna

Kur nëna është shtatzënë dhe me banim të përhershëm në Finlandë, ajo mund të marrë mbështetje për gratë shtatzëne (informacione në suedisht dhe anglisht). Në faqet internetore të Kelas ka informacione mbi atë se cilët persona konsiderohen që banojnë në Finlandë (finlandisht, suedisht, anglisht. Mbështetja për gratë shtatzëna merret kur shtatzënia ka zgjatur 154 ditë dhe kur gruaja shtatzënë ka shkuar për kontroll mjekësor para mbarimit të muajit të katërt të shtatzënisë. Mbështetja për gratë shtatzëna duhet aplikuar të paktën 2 muaj para kohës së llogaritur të lindjes. Mbështetja për gra shtatzëna mund ta merret në formën e të ardhurave pa tatim ose si paketë ndihme (informacione në suedisht dhe anglisht. Äitiyspakkauksessa on vaatteita sekä muuta tarpeellista.

Asistenca për shtatzëni

Gratë shtatzëna kanë të drejtë për asistencë për shtatzëni (informacione në finlandisht, suedisht dhe anglisht, nëse ajo banon rregullisht në Finlandë, nëse shtatzënia ka zgjatur të paktën 154 ditë dhe nëse ajo ka banuar në Finlandë të paktën 180 ditë para kohës së llogaritur të lindjes. E drejta e aplikantit për asistencë për shtatzëni fillon jo më herët se 50 ditë pune dhe jo më vonë se 30 ditë pune para kohës së llogaritur të lindjes. Nëna mund të zgjedhë vetë se kur do ta fillojë marrjen e asistencës për shtatzëni, por brenda këtij afati kohor. Periudha e pagesës së asistencës për shtatzëni përfundon kur asistenca për shtatzëni është paguar për 105 ditë pune. Asistenca për shtatzëni përcaktohet zakonisht në bazë të të ardhurave të nënës nga puna, që janë subjekt tatimi. Kjo asistencë duhet aplikuar jo më vonë se dy muaj para kohës së llogaritur të lindjes.

Guida ”Foshnja lind në Finlandë” në gjuhët e mëposhtme (doc ose pdf) :

shqip
finlandisht
suedisht
anglisht
serbokroatisht
gjuha farsi
kurdish
arabisht

Broshura ”Do të bëhemi me fëmijë” (botuar nga departamenti për shëndetin dhe mirëqenien)
(Terveyden ja hyvinvoinnin laitos)

finlandisht (suomi) (1,5 mb, pdf)
suedisht (ruotsi) (1,6 mb, pdf)
anglisht (englanti) (1,6 mb, pdf)

Në faqen Fëmijët dhe të rinjtë ka informacione mbi mbështetjet financiare që mund të kërkojë familja me fëmijë

A prisni fëmijë në një kohë të vështirë të jetës?

Në se prisni fëmijë dhe ndjeni që nuk mund ta përballoni vetëm, mund të kontaktoni strehimoren për nëna. Në strehimore familjet mbështeten në rolin e të qënurit prind dhe në marrjen në kontroll të jetës së tyre. Nëna mund të vijë në strehimore për nëna gjatë kohës së shtatzënisë ose me foshnjen e vogël.  

A po e prisni fëmijën vetëm? Edhe në faqet internetore të bashkimit të kujdestarëve të vetëm dhe kujdestarëve të përbashkët ka informacione në finlandisht mbi këtë temë.

Informacione mbi abortin ka në faqet e Infopankit në faqen e “Seksualitetit”.