Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kainuu

Mirë se vini në Kainuun me kultura të ndryshme

Zona e Kainuu ka dy qytete dhe shtatë bashki. Qytetet janë Kajaani dhe Kuhmo dhe shtatë bashkitë janë, renditur sipas numrit të popullatës: Sotkamo, Suomussalmi, Paltami, Vaala, Puolanka, Hyrynsalmi dhe Ristijärvi. Në fund të vitit 2006, Kainuu arriti një populate prej 84 350, nga të cilët 1,25% ishin emigrantë.

Përqindja e grave 58% në Sotkamo, Suomussalmi, Paltami, Vaala, Puolanka, Hyrynsalmi and Ristijärvi.Sotkamo, Suomussalmi, Paltami, Vaala, Puolanka, Hyrynsalmi and Ristijärvi. Shumica e njerëzve lëvizën për arsye familjare. Grupi i pare i refugjatëve u prit në Kainuu në fillim të viteve 90’s. Kainuu është një zone me shumë kultura.  Shumica e emigrantëve të Kainuu janë rusë.  Grupe të tjerë më të mëdha emigrantësh përfshijnë sudanezë, iranianë, afganë, estonë, irakenë, eritreas si dhe refugjatë nga ish Republika e Jugosllavisë.

Kryeqyteti i zonës është Kajaani. Fushat kryesore të biznesit aty janë industria e letrës, e elektronikës dhe teknologjia e informatikës.  Kajaani është një qytet studentësh, që ofron arsimim në universitet dhe në politeknik.  Kajaani, ofron një gamë të gjerë arsimimesh profesionale, duke ofruar mundësi studimi në kulturë, burime natyrore, shërbimet shoqërore, biznesi, teknologjia, transporti, turizmi dhe kateringu.

Kajaani gjithashtu është një qytet garnizon.  Aty gjendet reparti më i madh ushtarak i Finlandës, Brigata e Kainuu si dhe Garda Kufitare e Kainuu.

Në Kajaani mund të shkoni me makinë, me tren dhe aeroplan.  Aeroporti është në Paltaniemi, rreth 8 kilometra larg qendrës së qytetit.  Hekurudha dhe stacioni janë afër qendrës së qytetit.

Për më shumë informacion shihni: www.kajaani.fi>>kaupunkitieto.

Ndihmë dhe Udhëzime:

Turvapaikanhakijoiden ja pakolaisten sosiaalipalvelut, Kajaanin kaupungin maahanmuuttajapalvelut (Shërbimet shoqërore për kërkuesit e strehimit dhe për refugjatët, shërbimi i emigrantëve të Kajaani)

Lönnrotinkatu 3
kati i parë
87100 KAJAANI
Tel: (08) 615 52760

Ndihmë dhe mbështetje për jetën e përditshme:

 

www.monika.fi

Informacion i qytetit të Kajaani:

Neuvokki
Kajaanin kaupungintalo (Ndërtesa e Bashkisë së Kajaani)
Pohjolankatu 13
87100 KAJAANI
Tel. (08) 6155 2345/ www.kajaani.fi > muuttajalle (për banorët e rinj)

Kultura

Kainuu organizon një serë veprimtarish kulturorë të nivelit të lartë, si p.sh. Kuhmon kamarimusiikkifestivaalit (Festivali i Muzikës së Dhomës), Runoviikko (Java Poetike), Kajaani Tanssii (Kajaani Vallëzon) ja Kainuun Jazzkevät (Pranvera e Vallëzimeve të Kainuu). 

Kajaanin kaupunginteatteri (Teatri i Qytetit të Kajaani) ka dy shfaqje në Kajaani dhe turne në rajonin e Oulu. Shfaqjet janë jashtë shumë të ndryshme. Kajaanin Kaupunginteatteri (Teatri i Qytetit të Kajaani) ka shfaqje gjatë gjithë vitit. Gjatë verës, teatri veror i qytetit është një traditë në Kajaani. Kajaani ka tre kinema Bio Rex që shfaqin filmat më të fundit. Kajaanin elokuvakerho (klubi i filmave Kajaani) shfaq filmat klasikë të historisë së kinemasë. Gjithashtu Routa, firma e vallëzimit bashkëkohor e Kajaani dhe shfaqjet e tij kanë prodhime vallëzimesh profesionale.

Në Kainuu organizohen shumë veprimtari kulturore, tradicionale dhe muzikore. Kaniuu ka një sere teatrosh amatorialë verorë që tërheqin njerëz nga e gjithë Finlanda.

Për të mësuar më shumë mbi veprimtaritë në Kaniuu shihni Kajaani Info.

Gjithashtu mund të shihni www.kajaani.fi > kulttuuri (kulturë)

Natyra

Peizazhi i Kajaani mbizotërohet nga kodra, pyje, ujëra dhe liqene. Natyra është e pastër dhe e gjerë. Stinët janë shumë ngjyrëshe! Në dimër shtresat e borës mund të jenë të thella. Gjatë muajve të ftohtë të dimrit temperaturat jashtë shkojnë më poshtë se -20 C. Vishuni gjithmonë mire gjatë dimrit. 

Si të bashkëjetosh me të ftohtin – një udhëzues për emigrantët

Mbledhja e manaferrave dhe e kërpudhave si dhe peshkimi janë veprimtari të mira në natyrë në çdo kohë të vitit dhe përveç dietës, ndihmojnë që të mbani trupin në formë. 

Politika

Gjithë bashkitë e Kainuu, me përjashtim të Vaala, janë pjesë e Kainuun maakunta -kuntayhtymä (Kainuu Bashkimit të Autoriteteve Rajonale). Eksperimenti administrativ i Rajonit të Kainuu është një pjesë domethënëse e programit kombëtar politik për 2005-2012.

Për më shumë informacion shihni:

Kainuun maakunta -kuntayhtymä (Bashkimit të Autoriteteve Rajonale të Kainuu)
Kauppakatu 1
87100  KAJAANI
Tel. (08) 615 541
www.kainuu.fi

Kështjella historike dhe njerëzit e mëdhenj

Kështjella e Kajaani u ndërtua në shekullin e 14-të.   Kanë ngelur vetëm rrënojat por ende ngelet një nga vendet historike të Kainuu.

Qyteti i Kajaani u themelua nga Konti Per Brahe në 1651.

Elias Lönnrot ishte mjeku i qytetit në Kajaani në shekullin e 19-të.  Ai grumbulloi poezi popullore dhe krijoi eposin kombëtar finlandez, Kalevala.

Poeti më i famshëm finlandez, Eino Leino, lindi më 1878 në Paltaniemi. Sot mund të vizitoni shtëpinë e Eino Leino  dhe të mësoni mbi jetën dhe poezië e Eino Leino.

Urho Kekkonen një president që qeverisi për një kohë të gjatë në Finlandë, ndoqi shkollën në Kajaani.

Për më shumë informacion shihni:  www.kajaani.fi > historia (histori)

Sposnsorizuesi kryesor i kësaj faqeje është Fondi Social Evropian.