Teatterit
"Jeta është e shkurtër, por buzëqeshja zgjat vetëm një sekondë."
(Proverb kuban)
Në shërbimin internetor të bibliotekës së qytetit të Hämeenlinnas Makupalat ka lidhje të shumta nëpërmjet të cilave mund të gjeni informacione mbi teatrot në Finlandë. Nga faqet e Qendrës Informative të Teatrit (Teatterin tiedotuskeskus) mund të kërkoni teatrotnë komuna të ndryshme. Qendra ka edhe një arkiv, nga ku mund të huazoni përkthimet e dramave finlandeze në gjuhë të ndryshme. Mund të kërkoni sipas gjuhës që dëshironi.
Në shërbimin internetor Kulttuuri.net ka lidhje për në teatro dhe ndodhi teatrale, si dhe lidhje për tema të tjera. Në faqet e Bashkimit të Amatorëve të Teatrit të Finlandës (Suomen Harrastajateatteriliitto) do të gjeni informacione mbi programet e teatrove të ndryshme. Në faqet e Bashkimit të Skenave të Punëtorëve (Työväen Näyttämöiden Liitto) dhe të Qendrës Informative të Teatrit ka informacione mbi festivalet e teatrove. ja sivuilla on tietoa teatterifestivaaleista.