Vanhukset
"Në se do të kesh sukses, këshillohu me tre të moshuar."
(Proverb kinez)
Shërbimet për të moshuar
Kur shëndeti dhe gjendja e të moshuarit dobësohet, është e mundur të merren shërbime të ndryshme sociale dhe shëndetsore. Të tilla shërbime janë, për shembull, asistencë qiraje për pensionistë (eläkkeensaajan asumistuki), asistencë kujdesi për pensionistë (eläkkeensaajan hoitotuki), shërbimi në shtëpi (kotipalvelu), kujdesi në shtëpi në rast sëmundje (kotisairaanhoito), shërbimi i ushqimit(ateriapalvelu), larja (kylvetys), shërbimi i transportit(kuljetuspalvelu) dhe ndihma në ndërrimin e banesës (asunnon muutostyöt).
Marrja e disa prej asistencave varet nga koha e qëndrimit të të moshuarit në Finlandë. Në se i moshuari nuk mund të banojë më në shtëpi, atëhere ka shtëpi pensionistësh publike dhe private. Edhe përkujdesi shtëpiak në punët e përditshme shërbimi i banimit është një alternativë e mirë. Informacione të mëtejshme për të moshuar do të gjeni edhe nga zyra e shërbimeve sociale.
Edhe disa organizata e shoqata të ndryshme ofrojnë shërbime, për shembull, qendra ”Alzaimer” (Alzheimer-keskusliitto), qendra e pensioneve (Eläkeliitto), organizata e punës për të moshuar (Vanhustyön keskusliitto) si dhe organizata fetare.
Disa shoqata ofrojnë shërbime ndihmëse. Asistenti është një mik vullnetar, që takohet me personin i cili nuk ka shokë ose personin që është i vetmuar. Shih për shembull aktivitetet ndihmëse të KKF Kryqit të Kuq të Finlandës (suomen Punaisen Ristin).
Edhe kisha evangjelike-luterane e Finlandës organizon aktivitete për të moshuarit. Për më tepër informohuni te në famullinë (seurakunnasta) më të afërt.
A kujdeseni në shtëpi për të afërmin tuaj të moshuar? A është puna kujdestare e lodhshme? Nga faqja mbështetja financiare për të afërmin në Infopankki do të gjeni informacione të dobishme mbi mbështetjen financiare për të afërmin tuaj si dhe lidhje të ndryshme.
A jeni i shqetësuar për kujtesën? Broshura ”A po humbin fjalët” gjendet në gjuhët e mëposhtme:
finladisht
rusisht
Në broshurë ka edhe informacione mbi shërbime për të moshuar.
Pensioni për të moshuar (Vanhuuseläke)
Ata që kanë banuar në Finlandë për kohë të mjaftueshme marrin pension, të paktën kur mbushin 65 vjeç. Koha e banimit në Finlandë influencon edhe në shumën e pensionit që paguhet. Pra, jo të gjithë imigrantët kanë të drejtë për pension në bazë të moshës. Informacione të mëtejshme mund të gjeni në faqet e internetit, të Kela-s, në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi).
Informacione të mëtejshme gjeni në në faqen Sigurimi pensional në Infopankki.