Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Vantaa

Suomen ja ruotsin kieli Vantaalla

Gjuha finlandeze dhe suedeze në Vantaa

Informacione për kurse të gjuhës finlandeze dhe suedeze

Në shërbimin në internet Finnishcourses.fi do të gjeni informacione për kurset të gjuhës finlandeze, që organizohen në Helsinki, Espoo, Vantaa dhe në Kauniainen. Ky shërbim nuk ka informacione për kurset që organizohen nga zyrat e punës dhe të sipërmarrjes (TE-toimisto).
Në shërbimin Finnishcourses.fi ka edhe informacione për kurset e gjuhës suedeze.
Shërbimin në internet Finnishcourses.fi mund ta përdorni në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
anglisht
rusisht

Në faqen Gjuha finlandeze dhe suedeze, të Infobankës, ka informacione mbi mësimin e gjuhës finlandeze dhe suedeze në Finlandë.

Në faqen e metropolit të kryeqytetit Gjuha finlandeze dhe suedeze, ka informacione mbi mësimin e gjuhës finlandeze dhe suedeze në metropolin e kryeqytetit.

Mësimi startues në Vantaa

Kurset e startimit janë kryesisht për imigrantët e Vantaa-s, të cilët ndodhen jashtë tregut të punës, për shembull, për amvisat, për pensionistët dhe për personat që nuk dijnë shkrim e këndim.

Regjistrimi në kurse bëhet në zyrën e shkollimit për të rritur.

Lummetie 5, Tikkurila.

Informacione Jarmo Kejonen, tel. (09) 8392 6121 ose 050 312 1681

Informacione të mëtejshme mbi mësimin startues në finlandisht.

Mësim ndihmës për gjuhën finlandeze

Organizata Unifem organizon mësim ndihmës për finlandishten, pa pagesë, për ata imigrantë të cilët po mësojnë me ritëm të ngadaltë gjuhën finlandeze.

Instituti shkollot për të rritur, i Vantaa-s (Vantaan aikuisopisto)
Myyrinki
Liesitori 1
E hënë ora 10-12

Informacione të mëtejshme mbi Myrinkin në finlandisht.

Klube të gjuhës finlandeze

Në ambientet për të rinj të Mikkolas, ”Disku fluturues” (Lentävä lautanen) organizon klube të gjuhës finlandeze, të hënën, ora 12-14.

Lentävä lautanen
Mikkolan ostoskeskus
Venuksentie 4
01480 Vantaa 

Tiina Kenttä
Tel. 040 847 3203
Informacione të mëtejshme mbi ”Diskun fluturues” në finlandisht.