Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kauniainen

Suomen ja ruotsin kieli Kauniaisissa

Gjuha finlandeze dhe suedeze në Kauniainen 

Informacione për kurse të gjuhës finlandeze dhe suedeze

Në shërbimin në internet Finnishcourses.fi do të gjeni informacione për kurset të gjuhës finlandeze, që organizohen në Helsinki, Espoo, Vantaa dhe në Kauniainen. Ky shërbim nuk ka informacione për kurset që organizohen nga zyrat e punës dhe të sipërmarrjes (TE-toimisto).
Në shërbimin Finnishcourses.fi ka edhe informacione për kurset e gjuhës suedeze.
Shërbimin në internet Finnishcourses.fi mund ta përdorni në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
anglisht
rusisht

Në faqen e rajonit të kryeqytetit Gjuha finlandeze dhe suedeze, të Infobankës, ka informacione për studimin e gjuhës finlandeze dhe suedeze. Për shembull, banorët e Kauniainenit mund të përdorin shërbimet që ofron qendra e aktiviteteve monikulturore të Espos.

Instituti Shkollor për Punëtorë (Kansalaisopisto)

Instituti shkollor popullor organizon çdo vit kurse të finlandishtes dhe suedishtes, shkollim për integrimin si dhe sipas mundësisë, edhe disa kurse të tjera për imigrantë. Programi shkollor shp ërndahet në të gjitha shtëpitë e banorëve të Kauniainenit dhe ai mund të gjendet edhe në bibliotekë ose në ndërte sën e gytetit. Në faqet e institutit ka informacione në finlandisht dhe suedisht mbi studimin dhe kurset që ofrohen.

A dëshironi të mësoni suedisht? 

Instituti shkollor popullor organizon, sipas nevojës, kurse të gjuhës suedeze për imigrantë.. Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht.