Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Espoo

Suomen ja ruotsin kieli Espoossa

Gjuha finlandeze dhe suedeze në Espo

Informacione për kurse të gjuhës finlandeze dhe suedeze

Në shërbimin në internet Finnishcourses.fi do të gjeni informacione për kurset të gjuhës finlandeze, që organizohen në Helsinki, Espoo, Vantaa dhe në Kauniainen. Ky shërbim nuk ka informacione për kurset që organizohen nga zyrat e punës dhe të sipërmarrjes (TE-toimisto).
Në shërbimin Finnishcourses.fi ka edhe informacione për kurset e gjuhës suedeze.
Shërbimin në internet Finnishcourses.fi mund ta përdorni në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
anglisht
rusisht

Në faqen e internetit Gjuha finlandeze dhe suedeze, të Infobankës, ka informacione mbi studimin e gjuhës finlandeze dhe suedeze në Finlandë.

Në faqen e internetit Gjuha finlandeze dhe suedeze, të kryeqytetit, ka informacione mbi studimin e gjuhës finlandeze dhe suedeze në rajonin e kryeqytetit.

Qendrat shumëkulturore të aktiviteteve

Organizata të ndryshme organizojnë kurse fillestare dhe kurse të niveleve të tjera të gjuhës finlandeze në qendrat e aktiviteteve. Gjithashtu, punonjësit e qendrave të aktiviteteve drejtojnë edhe kurse të finlandishtes së folur e kurse të shkurtra leximi, si dhe japin informacione mbi shkollime në gjuhën finlandeze në rajonin e kryeqytetit.

Në qendrat e aktiviteteve organizohen edhe aktivitete në grup (përgatitja e ushqimit, gjiminastikë, etj). Në këto grupe mësohet finlandishtja me anë të bashkëveprimit. Shpesh pjesëmarrja në këto grupe është falas.

Gjuhët e shërbimit të qendrave të aktiviteteve dhe të dhënat e kontaktit gjenden në faqet e internetit të qytetit të Espos, në finlandisht dhe anglisht.

Instituti Shkollor për Punëtorë

Instituti shkollor për punëtorë i Espos organizon kurse të gjuhës finlandeze, shkollim integrues, kurse të lëndëve praktike dhe kurse të gjimnastikës për imigrantë.

Kurset mund t’i kërkoni nëpërmjet faqeve të internetit të Espos në finlandisht dhe suedisht. Në faqet e internetit të Institutit Shkollor për Punëtorët, gjenden të përmbledhur të gjithë kurset për imigrantë si dhe informacione për studimin në anglisht. Në këto kurse mund të regjistroheni nëpërmjet internetit dhe me telefon. Regjistrimi nëpërmjet internetit kërkon që të regjistroheni në finlandisht dhe suedisht.

Gjimnazi për të Rritur

Në gjimnazin për të rritur të Espos mësohet finlandishtja si gjuhë e huaj. Informacione të mëtejshme për kurset në finlandisht dhe kontaktet në finlandisht.

A dëshironi të mësoni suedisht?

Instituti Shkollor për Punëtorë (Espoon työväenopisto) organizon kurse të gjuhës suedeze për imigrantë. Informacionet për këto kurse gjenden në përmbledhjen e Institutit Shkollor për Punëtorë Shkollimi për imigrantë (Maahanmuuttajakoulutus), ku janë grumbulluar informacione për kurse në anglisht dhe finlandisht.

Gjimnazi për të rritur i Espos (espoon aikuislukio) organizon edhe kurse leximi në gjuhën suedeze. Në gjimnaz mund të mësoni suedisht edhe nëse nuk studioni në kurse të tjera.