Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kauniainen

Sosiaalipalvelut Kauniaisissa

Shërbimet sociale në Kauniainen 

Në faqen e internetit Shërbimet sociale, të Infobankës, ka informacione mbi shërbimet sociale në Finlandë.

Puna sociale për të rritur

Në faqen e Infobankës, zyra e shërbimeve sociale, ka informacione mbi çështje për të cilat përgjigjen zyrat e shërbimeve sociale të komunave në Finlandë.

Në faqet e internetit të Kauniainenit, ka informacione në finlandisht dhe suedisht mbi punën dhe shërbimet sociale në Kauniainen.Në faqe ka edhe informacione mbi asistencën sociale në finlandisht.

Punëtorin e socialit që përgjigjet për çështjet e imigrantëve në Kauniainen, mund ta kontaktoni në numrine telefonit (09) 5056 241.

Këshilla për borxhet

Banorët e Kauniainenit mund të kontaktojnë në informacionin për financa dhe borxhe, të Espos për të sqaruar probleme që kanë të bëjnë me borxhet dhe probleme të tjera financiare.

Informacione të mëtejshme dhe kontaktet gjenden në faqet e internetit të qytetit të Espos, në finlandisht dhe suedisht.

Informacione të mëtejshme mund të merrni në faqen e internetit të Infobankës, borxhet.

Mbrojtja e fëmijëve

Banorët e Kauniainenit mund të përdorin shërbimet e mbrojtes së fëmijëve në Espo. Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione në finlandisht , suedisht  dhe anglisht mbi punën sociale për familje dhe për mbrojtjen e fëmijëve.

Edhe në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit, gjenden informacione për mbrojtjen e fëmijëve në finlandisht dhe suedisht .

Kujdeso ditor

Informacione për kujdesin ditor mund të gjeni në faqen e internetit të Infopankkit Shkollimi në Kauniainen.

Të moshuarit

Qëllimi i shërbimeve për të moshuar të Kauniainenit është të mbështesë të moshuarit që të banojnë në shtëpi, me ndihmën e shërbimeve të ndryshme që ofrohen. Në shërbimet shtëpiake bëjnë pjesë: kujdesi mjekësor shtëpiak, shërbimi në shtëpi, shërbimet ndihmëse të kujdesit shtëpiak, asistenca për kujdesin për të afërmin e sëmurë në shtëpi, asistencë për transport, qendra e shërbimeve dhe aktiviteti ditor.

Në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit ka lidhje për të moshuarit në finlandisht dhe suedisht.

Informacioni për të moshuarit

Në qendrën shëndetësore të Kauniainenit funksionon këshillimorja shëndetësore, e cila është për banorët të cilët kanë mbushur 65 vjeç. Rezervimi i kohës e hënë-e premte ora 12.00-13.00

Tel. (09) 505 6496.

Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht.

Informacione të vlefshme lidhur me çështje të përditshme mund të merrni edhe në Broshurën për të Moshuarit në finlandisht dhe suedisht. Në broshura ka edhe informacione kontakti të shërbimeve lokale.

Invalidët

Qyteti i Kauniainenit organizon për banorët invalidë shërbime në përputhje me nevojat dhe situatën e jetës së tyre. Në faqen e internetit të qytetit ka informacione mbi shërbimet për invalidë në finlandishtë dhe suedisht.

Kujdesi ditor dhe arsimi për fëmijë invalidë 

Informacione mbi kujdesin ditor dhe mësimin parashkollor për fëmijët invalidë, mund të merrni nga Kryetari i seksionit të zhvillimit të hershëm të fëmijës, tel. (09)5056 259 gjatë ditëve të punës ora 9-11.

Për çështjet e shkollimit mund të merrni informacione te zyra e arsimit e qytetit, tel. (09)505 6264 dhe në suedisht, tel. (09)505 6263.