Hätätilanteet
Në se dikush është në rrezik vdekje, ose ka ndodhur aksident, në se dëshironi të lajmëroni për zjarrin e rënë ose në se keni nevojë për ndihmën urgjente të policisë, atëhere telefononi në numrin e përgjithshëm të qendrës së urgjencës (hätäkeskus). Numri i telefonit është 112. Mos telefononi në rast sëmundje të zakonshme!
Kur telefononi në numrin 112, tregoni çështjet e mëposhtme:
1. Kush jeni?
2. Çfarë ka ndodhur?
3. Ku ka ndodhur?
4. A ka njerëz në rrezik?
Përgjigjuni pyetjeve me qetësi dhe përfundojeni telefonatën vetëm kur t’ju jetë dhënë leja nga qendra e urgjencës.
Kur të telefononi në numrin e urgjencës, nuk keni nevojë për prefikse, as atëhere kur telefononi nga telefoni i dorës. Në numrin e urgjencës mund të telefononi falas nga të gjithë telefonat.