Kriisitilanteet pääkaupunkiseudulla
Rastet e krizave në metropolin e kryeqytetit
Në faqen Rastet e krizave, të Infobankës, ka informacione mbi ndihmën që mund të kërkoni në Finlandë, në raste krizash.
Mund të telefononi në numrin e përgjithshëm të urgjencës 112, nëse po ju rrezikohet jeta, nëse keni nevojë urgjente për ndihmën e policisë ose nëse dëshironi të lajmëroni mbi rënien e zjarrit.
Në raste të sëmundjeve të zakonshme, mund të kontaktoni qendrën më të afërt shëndetësore. Gjithashtu mund të gjeni ndihmë edhe në numrin e telefonit të informacioneve për shëndetin nëse dëshironi udhëzime për kurimin e sëmundjeve të ndryshme, ose nëse dëshironi informacione mbi shërbimet shëndetësore ose mbi kujdesin ditor në metropolin e kryeqytetit. Tel. (09) 10023.
Rastet e krizave në Helsinki
Rastet e krizave Espoo
Rastet e krizave në Vantaa
Rastet e krizave në Kauniainen
Shërbime të instancave të ndryshme për imigrantë
Shoqata e Grave Monika ry (Monika-Naisten liitto ry)
Shoqata e Grave Monika ry ofron shërbime për të gjitha gratë dhe fëmijët imigrantë, të cilët kanë qenë viktima të dhunës. Ky shërbim jepet në gjuhë të ndryshme.
Telefoni i kujdestarisë për të gjithë vendin, i qendrës së resurseve shumëkulturore Monika
Tel. (09) 692 2304
E hënë-e dielë 24 orë/ditë
info(at)monikanaiset.fi
Qendra SOS (SOS-keskus)
Qendra SOS/shërbimi në raste krize për të huaj (SOS -keskus/Ulkomaalaisten kriisipalvelu) ndihmon imigrantët dhe familjet e tyre që jetojnë në Finlandë.
Tel. (09) 413 50501
Qendra e rehabilitimit për persona të keqtrajtuar
(Kidutettujen Kuntoutuskeskus)
Qendra e rehabilitimit për persona të keqtrajtuar (Kidutettujen Kuntoutuskeskus) ofron ndihmë për të gjithë ata refugjatë dhe azilkërkues, të cilët janë keqtrajtuar në vendet nga ku vijnë.
Tel. (09) 7750 4584
Problemet me alkoolin
AA (Alkoolistët Anonimë)
Telefoni në rast ndihme ora 9-21
Tel. (09) 750 200 (shërbimi kryesisht në finlandisht)
Adresa: Hämeentie 1 F 45, 00530 Helsinki
Informacione të mëtejshme në finlandisht. Në faqe ka edhe lidhje për grupe të gjuhëve suedeze dhe angleze.
Varësia nga bixhozi
GA - Gamblers Anonymous
GA është një grup mbështetës për persona që vuajnë nga varësia nga bixhozi. I vetmi kusht për anëtarëim është dëshira për të lënë bixhozin. Edhe për imigrantët e rinj ka një grup përkatës. Informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Helmimi
Qendra e informacionit për substancat helmuese (Myrkytystietokeskus ) funksionon gjatë gjithë ditëve të javës, 24 orë në ditë dhe përgjigjet për parandalimin e helmimit në raste urgjente dhe u përgjigjet pyetjeve lidhur me kurimin.
Tel. (09) 471 977 (direkt) ose (09) 4711 (çentrali)
Rastet e dhunës
Qendra për Burra (Miesten Keskus)
Burrat mund të marrin ndihmë për problemet që ata mund të kenë me dhunë, në Qendrën për Burra, tel. (09) 4542 440.
Linja e Grave (Naisten Linja)
Linja e Grave është një linjë telefonike falas për të gjithë vendin. Ajo ofron këshilla, (ohjaus) dhe asistencë për të gjitha gratë, vajzat dhe për të afërmit e tyre që kanë qenë viktima të dhunës, kërcënimeve ose frikës.
Numri i telefonit të Linjës së Grave është 0800 02400
Kujdestaria
- në finlandisht nga e hëna deri të premten, ora 16-20
- në suedisht të mërkurën, ora 16-20
- në anglisht të premten, ora 16-20
Telefonatat janë konfidenciale. Gjithashtu mund të telefononi edhe si person anonim.
posta elektronike: toimisto(at)naistenlinja.fi
Të pastrehët në metropolin e kryeqytetit
Të pastrehët
Vdekja
Shihni informacione lidhur me vdekjen në faqen Vdekja, të Infobankës.