Structure_LogoPart1



Situata krize

Kriisitilanteet

Situatat e krizave mund të jenë ndodhi të papritura. Një krizë mund të jetë për shembull, një sëmundje e rëndë, një ndarje ose vdekja e të afërmit, papunësia,  aksidenti (onnettomuus), lufta, përdorimi i drogës ose ndonjë situatë e paparashikueshme (ennalta arvaamaton) e cila përbën kërcënim për personin. Krizat janë pjesë e jetës, ato shkojnë e vijnë. Por kur kriza vazhdon për një kohë të gjatë, ajo mund të vështirësojë edhe jetën e përditshme.

Në këto faqe internetore gjeni informacione mbi situata të ndryshme krize dhe mbi vendet nga ku mund të merrni ndihmë. Në këto faqe ka informacione për problemet familjare, problemet e të miturve dhe të rinjve, problemet shëndetësore, problemet e shëndetit mendor, problemet e alkolit, problemet e drogës, varësinë nga loja, problemet e borxheve, të qenurit pa shtëpi, racizmin dhe diskriminimin,situatat e dhunës, krimet dhe vdekjen.

Në situatë krize mund të merrni ndihmë nga autoritete të ndryshme zyrtare (viranomaisilta) dhe nga shumë organizata joqeveritare (kansalaisjärjestöiltä). Informacione të mëtejshem mund të merrni nga autoritetet zyrtare sociale dhe shëndetësore të komunës ku banoni.

Tukinet është shërbim internetor falas, në gjuhën finlandeze, për situata krizash. Nëpërmjet Tukinet-it, mund të kontaktoni punonjësit që ndihmojnë në raste krizash. Bisedat me këta punonjës janë konfidenciale (luottamuksellisia). Gjithashtu, mund të merrni pjesë edhe në grupe bisedash. Ky shërbim ofrohet nga qendrat për kriza, të Tukinet-it.

Shërbimi për të huaj i qendrës SOS në Helsinki, ndihmon imigrantët dhe familjet e tyre në Finlandë. Kjo qendër përkrah integrimin (kotoutumista) në shoqërinë finlandeze. Klienti mund të flasë për jetën personale në gjuhën amtare ose me ndihmën e përkthyesit ose në një gjuhë tjetër të përbashkët për klientin dhe punonjësin. Ndihma mundohet të jepet sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të përshtatur. Nëse klienti dëshiron, ai mund të mbetet anonim. Shërbimi është falas. Takimi duhet rezervuar paraprakisht. Nëse dëshiron klienti, atij mund t’i caktohet edhe një punonjës përkrahës. Qendra SOS  gjendet në adresën Maistraatinportti 4 A, kati i katërt, 00240 Helsinki. Numri i telefonit është (09) 413 50501.

Në faqet internetore të shoqatës së shëndetit mendor të Finlandës ka lidhje të vendeve të tjera, ku mund të merrni ndihmë në raste krizash të ndryshme.

Qendra e ndihmës për AIDS (AIDS-tukikeskus) ndihmon personat që janë infektuar me hiv, të afërmit e tyre dhe personat që janë të shqetësuar për infeksionin me hiv. Linja telefonike për këshilla, për të gjithë Finlandën në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi) e hënë – e premte, ora 10 –15.30 tel. 0207 465 705. Informacione të mëtejshme në faqen e internetit Seksualiteti (seksuaalisuus), të Infopankki-t.

Numrat e urgjencës (Hätänumerot)

Nëse dikush është në rrezik jete (hengenvaarassa), nëse dëshironi të njoftoni për zjarrin ose nëse keni nevojë të menjëhershme për ndihmën e policisë, mund të telefononi në qendrën e urgjencës. Numri i telefonit i qendrës së urgjencës është 112. Mos telefononi në këtë numër në rast se bëhet fjalë për një sëmundje të zakonshme!

Kur të telefononi në numrin 112, tregoni faktet e mëposhtme:

  • Kush je?
  • Çfarë ka ndodhur?
  • Kur ka ndodhur?
  • A janë njerëz në rrezik jete?

Përgjigju me qetësi pyetjeve dhe përfundoje bisedën telefonike vetëm pasi të ketë dhënë leje qendra e urgjencës.

Kur telefononi në numrat e urgjencës, nuk ka nevojë të thurni edhe prefikset, madje as edhe në rastin kur telefononi nga një celular. Telefonata është falas.

Situatat urgjente

Shih faqen Situatat urgente.