Koulutusjärjestelmä
"Në se planifikon për një vit, mbill oriz; në se planifikon për dhjetë vjet, mbill pemë; në se planifikon për gjithë jetën, shkollo njerëz,”
(Proverb kinez)
Sistemi shkollor në Finlandë ndahet në shkollimin fillor, në shkollimin e shkallës së dytë, në shkollimin e lartë dhe në shkollimin për të rritur.
Në faqet internetore të Drejtorisë Arsimore gjeni një diagramë, ku ka informacione të përgjithshme mbi sistemin arsimor në Finlandë. Në faqet internetore ka informacion në këto gjuhë:
finlandisht
suedisht
anglisht
Në faqet e internetit ka informacione të përgjithshme, ndër të tjera, edhe për mësimin parashkollor (esiopetuksesta), mësimin bazë (perusopetuksesta), shkollimin e shkallës së dytë (toisen asteen koulutuksesta), shkollimin e lartë (korkea-asteen koulutuksesta) dhe për shkollimin për të rritur (aikuiskoulutuksesta).
Në ”Informacione për profesione për imigrantë” (Maahanmuuttajien ammatti-info), mund të gjeni informacione mbi sistemin shkollor në Finlandë. Tekstet janë të thjeshta dhe në rrjet ka edhe një fjalor. Ammatti-info është prodhuar nga qyteti i Tampere-s.
Në faqet e internetit thisisFinland, ka informacione mbi shkollimin në Finlandë, në gjuhët e mëposhtme:
anglisht (englanti)
rusisht