Structure_LogoPart1



Sipërmarrja private

Oma yritys

Sipërmarrja ka nevojë për profesionalizëm (yrittäjyys vaatii ammattitaitoa )

Ndaj sipërmarrjes private në Finlandë egziston një qëndrim pozitiv. Çdo kush mund të arrijë sukses si sipërmarrës privat, por është çështje tjetër se a i përshtatet secilit të punojë si ndërmarrës. Puna si sipërmarrës kërkon aftësi profesionale, shkollim, njohjen e fushës dhe njohjen si të klientëve ashtu edhe të kanaleve të shitjes, inspirim dhe qëndrueshmëri të gjatë. Duhen njohur mirë rregullat lokale të ligjit për sipërmarrje dhe rreziqet që kanë të bëjnë me punën si sipërmarrës. Gjithashtu janë të rëndësishme financimi i mjaftueshëm dhe planifikimi i detajuar. Është tejet e rëndësishme që sipërmarrja e re të ketë një ide të mirë për biznes.

Në Finlandë çdo kush ka të drejtë për këshillim pa pagesë për punën si sipërmarrës, Qendrat për sipërmarrësit e rinj në mbarë Finlandën udhëzojnë të interesuarit lidhur me sipërmarrjen. Kur të kesh një ide të mirë për punë si sipërmarrës kontakto qendrën më të afërme të shërbimeve për sipërmarrje. Aty ekspertët të ndihmojnë në bërjen e formulimit të idesë për biznes, si në bërjet e studimeve fillestare të tregut, llogaritjet e efektshmërisë dhe përpilimin lidhur me financimin. Gjithashtu ata të këshillojnë lidhur me hartimin e planit të veprimtarisë për biznes si dhe asistencë në marrjen e vendimit për hapjen e biznesit.

Këshilla falas për sipërmarrje (ilmaista yritysneuvontaa )

Këshilla të detajuara për biznesin, kryesisht në finlandisht, suedisht dhe anglisht:

Lidhje të tjera:

Në faqet e mirëmbajtura nga Evropa e Bashkuar janë dhënë informata praktike në 20 gjuhë lidhur me të drejtat dhe mundësitë e qytetarëve për veprimtari tregtare në Evropën e Bashkuar dhe në tregun e saj të brendshëm.

Kurse për sipërmarrës (yrittäjäkursseja )

Në shërbimet për sipërmarrje, ka rëndësi të veçantë shkollimi i sipërmarrësve. Ka edhe kurse veçanërisht për imigrantë.

Kurset për sipërmarrës mund t`i gjeni në faqet e ndryshme për shkollim:

Ana më e mirë e punës si sipërmarrës është pavarësia. Sipërmarrësit i takon si fuqia për marrjen e vendimit ashtu edhe përgjegjësia. Është me rëndësi përgatitja sa më e mirë si në informim edhe në zotësi si sipërmarrës, sepse të fillosh si sipërmarrës sidomos pa njohuri të mjaftueshme dhe dije të gjuhës paraqet rrezik të madh. Mos harro se firmosja është një marrëveshje e detyruar, ndaj lexo me kujdes të gjitha dokumentet para se të firmosësh ndonjë marrëveshje. Gjithashtu mos harro se vetëm atëherë kur të bësh shpalljen e praktikës së veprimtarisë sipërmarrëse në regjistrin e tregut dhe zyrën për tatime, ti konsiderohesh sipërmarrës. Pas kësaj nuk mund të konsiderohesh si kërkues i papunë i punës!