Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Sindikata profesionale

Ammattiliitot

"Puna kryhet lehtë kur ka shumë duar."
(Proverb anglez)

Shumica e finlandezëve bëjnë pjesë në ndonjë sindikatë profesionale. Detyra kryesore e sindikatës është të sigurojë nga të gjitha anët interesat dhe të drejtat e anëtarëve të saj. Kjo përfshin përmirësimin e të ardhurave (rrogat, transferimet e të ardhurave), garantimin e sigurisë së marrëdhënies së punës dhe zhvillimin e cilësisë së jetës së punës.

Kur të regjistroheni në sindikatë,ju mund të regjistroheni në arkën e papunësisë së sindikatës. Gjithashtu është e mundur të jeni i regjistruar në arkën e papunësisë duke mos qenë anëtar sindikate. Duhet të regjistroheni në arkën e papunësisë pasi në rast se jeni i papunë, atëhere merrni të ardhura ditore nga arka e papunësisë që janë më të mëdha sesa asistenca e papunësisë. Paratë ditore të papunësisë në varësi të rrogës mund t’i merrni nëse

  • plotësoni kushtin e të qenurit në punë, pra keni punuar të paktën 8 muaj gjatë 28 muajve të kaluar dhe njëkohësisht keni qenë anëtar i arkës së papunësisë dhe keni paguar kontributet tuaja
  • koha juaj në punë ka qenë të paktën 18 orë në javë
  • rroga juaj ka qenë në përputhje me kontratën për kushtet e punës ose të paktën 1071 në muaj (viti 2011)

Anëtarët e sindikatave profesionale u paguajnë sindikatave kuotën e anëtarësisë. Fusha të ndryshme të jetës kanë edhe sindikata të ndryshme, të cilat bëjnë pjesë në organizatat qendrore sindikaliste. Për informacione të mëtejshme mbi aktivitetin e sindikatave profesionale dhe mbi anëtarësimin në to, mund të kërkoni nga faqet e tyre internetore.

Organizatat qendrore sindikaliste:

SAK (organizata qendrore e sindikatave profesionale të Finlandës)

Informacione mbi SAK:un në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht
gjermanisht
frëngjisht
spanjisht
estonisht
rusisht
polonisht

AKAVA (organizata qendrore sindikaliste për rrogëtarët me shkollim të nivelit të lartë)

STTK (organizata qendrore e personave të regjistruar si biznes) Toimihenkilökeskusjärjestö)

Sindikata profesionale të disa fushave:

Pam (sindikata profesionale e fushës së shërbimeve)
AKT (bashkimi i punëtorëve të fushës së automjeteve dhe transportit)
JHL (Sindikata e fushave të shërbimeve publike dhe të mirëqenies)
OAJ (organizata profesionale e fushës së arsimit)
Metalliliitto (bashkimi i punëtorëve të metaleve)

Për tu njohur më tepër me sindikatat profesinale pyet punëdhënësin tënd, entin e punësimit, ose kontakto me një nga organizatat qendrore sindikaliste.

Në faqet e internetit të Konfederatës së Finlandeze të Profesionistëve STTK ka informacione mbi jetën e punës në Finlandë në finlandisht, anglisht, estonisht dhe rusisht. Në faqet e internetit Työelämään.fi janë mbledhur informacione mbi jetën e punës, në finlandisht.