Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Shtetasit e vendeve të BE:së

Shtetasit e vendeve të BE:së dhe shtetasit e vendeve skandinave

Rezidenca dhe puna në Finlandë

Shtetasit e BE:së dhe shtetasit e Zvicrës dhe Lihteshtajnit, mund të jetojnë dhe të punojnë lirisht në Finlandë për tre muaj. Ata nuk kanë nevojë për vizë ose për lejeqëndrim gjatë kësaj kohe. Pas kësaj, ata duhet të regjistrohen në stacionin e policisë. Ata nuk kanë nevojë për lejeqëndrim të veçantë të punëtorit.

Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione mbi këtë temë në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht

Në faqet e Policisë ka informacione të mëtejshme mbi regjistrimin e së drejtës për banim në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Shtetasit e vendeve skandinave (Suedi, Norvegji, Danimarkë, Islandë) mund të banojnë dhe të punojnë pa kufizime në Finlandë. Megjithatë ata duhet ta regjistrojnë vendbanimin e tyre në zyrën e gjendjes civile, në rast se qëndrojnë në vend më shumë se gjashtë muaj.

Ushtrimi i biznesit

Shtetasit e BE:së dhe shtetasit e Zvicrës dhe Lihtenshtajnit, mund të ushtrojnë lirisht biznesin në Finlandë. Megjithatë, fillimisht ata duhet të regjistrojnë të drejtën e tyre të banimit në stacionin e policisë. Kjo e drejtë prek biznesmenët dhe ushtruesit e pavarur të profesionit. Ushtruesit e biznesit nuk kanë nevojë për lejeqëndrim të veçantë. Për t’u regjistruar ata duhet të marrin me vete në stacionin e policisë njoftimin për biznes ose ndonjë dëshmi tjetër të besueshme mbi ushtrimin e biznesit.

Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione mbi këtë temë në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht

Shtetasit e vendeve skandinave (Suedi, Norvegji, Danimarkë, Islandë) mund të ushtrojnë lirisht biznesin në Finlandë. Megjithatë ata duhet ta regjistrojnë vendbanimin e tyre në zyrën e gjendjes civile, në rast se qëndrojnë në vend më shumë se gjashtë muaj.

Studimi

Shtetasit e BE:së dhe shtetasit e Zvicrës dhe Lihtenshtajnit, mund të studiojnë në Finlandë pa lejeqëndrim jo më shumë se tre muaj. Pas kësaj periudhe studenti duhet të regjistrojë të drejtën e tij të banimit në stacionin e policisë. Qëllimi kryesor i qëndrimit duhet të jetë studimi në një institucion shkollor finlandez. Studenti duhet të ketë të holla të mjaftueshme për qëndrimin në Finlandë, si dhe sigurim në rast sëmundje. Ai nuk ka të drejtë të marrë ndihmën financiare shkollore që jepet për finlandezë.

Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione mbi këtë temë në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht

Shtetasit e vendeve skandinave (Suedi, Norvegji, Danimarkë, Islandë) mund të studiojnë pa kufizime në Finlandë. Nëse qëndrimi në vend zgjat më shumë se gjashtë muaj, ata duhet të regjistrojnë vendbanimin e tyre në zyrën e gjendjes civile.

E drejta për rezidencë e pjesëtarëve të familjes të shtetasit të BE-së

Anëtari i familjes së shtetasit të BE:së mund të marrë të drejtën për të qëndruar në Finlandë nëse vetë shtetasi i BE:së ka të drejtën për të qëndruar në Finlandë. Anëtari i familjes duhet të ketë të holla të mjaftueshme për jetesën dhe të jetë i siguruar në rast sëmundje. Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione të mëtejshme në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht

Pjesëtari i familjes, i shtetasit të BE-së, i cili nuk është shtetas i BE-së, ose i vendeve skandinave, i Zvicrës apo i Lihtenshtajnit, i duhet të aplikojë për kartën e lejeqëndrimit të anëtarit të familjes së shtetasit të BE-së (EU-kansalaisen perheenjäsenen oleskelukortti). Në faqet e internetit të policisë ka informacione mbi regjistrimin e të drejtës për lejeqëndrim në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht