Yhdistykset Helsingissä
Shoqatat në Helsinki
Në faqet e Infobankës ka informacione mbi themelimin e shoqatës dhe për shoqatat e imigrantëve në Finlandë.
Financimet në Helsinki
Shoqatat që funksionojnë në qytetin e Helsinkit mund të kërkojnë financime për aktivitetet e tyre nga qyteti i Helsinkit. Formularët mund t’i merrni në zyrat e informacionit të qytetit ose te institucioni shtetëror, nga i cili kërkoni financim. Informacionet e institucioneve zyrtare të qytetit të Helsinkit në finlandisht.
Në dhjetor të çdo viti, në gazeta dhe në faqen e internetit të konsumatorit, të qendrës administrative (hallintokeskus), publikohet koha për aplikimin e financimeve për vitin në vijim.