Koulutus Helsingissä
Shkollimi në Helsinki
Në faqen e internetit Shkollimi, të Infobankës ka informacione mbi sistemin shkollor të Finlandës.
Në faqen e metropolit të kryeqytetit Shkollimi, të Infobankës, ka informacione mbi kujdesin ditor për fëmijë, kujdesin e përkohshëm ditor për fëmijëm, për shkollimin fillor, për shkollimin e shkallës së dytë dhe për aplikimin në shkollat e metropolit të kryeqytetit.
Kujdesi ditor
Në faqen e internetit Fëmijët dhe të rinjtë, të Infobankës, ka informacione mbi sistemin e kujdesit ditor të Finlandës.
Në Helsinki funksionojnë kudesi ditor komunal dhe ai privat. Përveç çerdheve në gjuhën finlandeze dhe suedeze, në qytet ka edhe disa çerdhe në gjuhë të tjera. Në faqen e Drejtorisë së Punëve Sociale, ka informacione mbi kujdesin ditor në Helsinki, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Aplikimin për kujdesin ditor komunal mund ta plotësoni në finlandisht, suedisht ose anglisht. Preferohet që aplikimi të dorëzohet në atë çerdhe ku do të shkojë fëmija juaj, ose t’i dorëzohet këshilltarit për çështjet e kujdesit ditor familjar të çerdhes në fjalë. Aplikimi për në çerdhet private bëhet direkt te çerdhja, për të cilën jeni të interesuar.
Çerdhet komunale të Helsinkit, sipas rendit alfabetik, në finlandisht.
Çerdhet private të Helsinkit në finlandisht dhe anglisht.
Çerdhet private me drejtim gjuhësor në finlandisht.
Çerdhet në gjuhën suedeze, në suedisht.
Shkollimi fillor
Mësimi parashkollor
Në faqen e internetit Shkollimi fillor, të Infobankës, ka informacione të përgjithshme mbi mësimin parashkollor në Finlandë.
Në Helsinki, mësimi parashkollor në gjuhën finlandeze organizohet në çerdhe dhe në shkollën fillore të Aurinkolahtit. Mësimi parashkollor në gjuhën suedeze organizohet si në shkollë, ashtu edhe në çerdhe. Mësimi parashkollor falas në anglisht, spanjisht dhe rusisht organizohet edhe në disa çerdhe të gjuhëve të huaja. Çerdhet private me drejtim gjuhësor në finlandisht.
Informacione mbi mësimin parashkollor që është në varësi të organeve të punëve sociale, mund të gjeni në faqet e internetit të Drejtorisë së Punëve sociale, në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Aplikimi për mësimin parashkollor në finlandisht dhe anglisht.
Mësimi parashkollor në gjuhë të huja organizohet edhe në shkolla të ndryshme të gjuhëve të huaja. Mund të kërkoni informacione direkt nga shkolla përkatëse, lidhur me mësimin parashkollor të shkollave të gjuhëve të huaja. (vendosur në rubrikën Gjimanzi).
Shkollimi fillor
Informacione bazë mbi shkollimin fillor në Finlandë ka në faqen e shkollimit bazë të Infobankës, te rubrika Shkollimi fillor.
Në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore të Helsinkit, ka informacione mbi shkollimin fillor në Helsinki, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shkollimi përgatitor, shkollimi ”finlandishtja si gjuhë e dytë” dhe mësimi i gjuhës amtare
Informacione mbi shkollimin përgatitor, shkollimin ”Finlandishtja si gjuhë e dytë” dhe mësimi i gjuhës amtare, mund të gjeni në në faqet e Drejtorisë Arsimore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Mund të pyesni drejtorin e shkollës për informata mbi mësimin e gjuhës amtare. Aplikimi për mësimin në gjuhën amtare bëhet zakonisht kur të aplikoni për shkollë ose kur fëmija të transferohet në klasat e larta të shkollimit fillor.
Shkollimi fillor në gjuhë të huaj, në Helsinki
Në rubrikën Shkollimi në gjuhë të huaj në metropolin e kryeqytetit, të Infobankës, ka informacione mbi shkollimin në gjuhë të huaj në Helsinki.
Aktiviteti i pasdites për nxënësit e shkollave në Helsinkit
Në Helsinki aktivitetet e pasdites organizohen për nxënësit e klasave të para dhe të dyta si dhe për nxënësit që kanë nevojë për ndihmë të veçantë. Aktivitetet e pasdites organizohen nga shkollat, organizatat e veçanta, nga famullitë dhe nga subjekte private. Aktiviteti organizohet kryesisht në finlandisht dhe në suedisht. Aktivitetet në gjuhë të tjera organizohen në disa nga shkollat e gjuhëve të huaja.
Në faqen e internetit të Drejtorisë Arsimore ka informacione të mëtejshme mbi aktivitetet e pasdites për nxënësit e shkollave, në finlandisht, suedishtdhe anglisht.
Formularët për aktivitetet e semestrit të ardhshëm mund t’i merrni në shkolla dhe në vendet ku organizohen aktivitetet si dhe në formë elektronike në faqen e internetit të Drejtorisë së Arsimit, kur të fillojë koha për aplikim. Formularin në faqet e internetit të Drejtorisë së Arsimit mund ta printoni në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Formulari duhet të dorëzohet në vendin për të cilin bëni kërkesë.
Studentët në moshë të rritur në shkollimit fillor
Në gjimnazet për të rritur, mund të studioni për të marrë diplomën e shkollës fillore.
Gjimnazi për të rritur, i Eiras në finlandisht dhe anglisht.
Informacione të mëtejshme mbi gjimnazin për të rritur, mund të gjeni në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shkollimi shtesë në ”klasën e dhjetë”
Në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore, ka informacione në finlandisht, suedisht dhe anglisht, mbi mësimin në klasën e dhjetë dhe mbi klasat e dhjeta që janë për imigrantë.
Shkollimi i shkallës së dytë
Gjimnazi (Lukio)
Në Helsinki ka gjimnaze të qytetit dhe shtetit si dhe gjimnaze private. Në gjimnazet private ka një pagesë semestrale ose vjetore. Informacione mbi shkollimin në gjimnaz mund të gjeni në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në Helsinki, mund të studioni për të marrë diplomën ndërkombëtare IB në Shkollën ndërkombëtare të Helsinkit (International School of Helsinki), drejtimi IB , në Shkollën e përbashkët finlandeze të Helsinkit (Helsingin Suomalaisessa Yhteiskoulu) dhe në Gjimnazin e Resus (Ressun lukio). Në shkollat ndërkombëtare ka pagesë semestrale.
Informacione mbi mësimin shkollimin në gjuhë të huaj, mund të gjeni në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Informacione ka edhe në faqet e internetit të vetë shkollave.
Shkolla angleze (Englantilainen koulu)
Shkolla gjermane e Helsinkit (Helsingin Saksalainen koulu)
Shkolla ndërkombëtare e Helsinkit (Helsingin kansainvälinen koulu)
Shkolla frëngjisht-finlandisht e Helsinkit (Helsingin ranskalais-suomalainen koulu)
Shkolla finlandisht-rusisht (Suomalais-venäläinen koulu)
Aplikimi për shkollë
Në faqen e internetit të Drejtorisë së Arsimit ka një shërbim kërkimi, nëpërmjet të cilit mund të kërkoni informacionet e kontaktit të shkollave dhe institucioneve shkollore që funksionojnë në Helsinki, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Nxënësit në moshë të rritur, të gjimnazit
Të rriturit mund të marrin diplomën e gjimnazit, në gjimnazet për nxënës në moshë të rritur. Informacione të mëtejshme mbi gjimnazet për të rritur, mund të gjeni në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shkollimi profesional, i shkallës së dytë
Në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore, ka informacione mbi shkollimin profesional në Helsinki, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Institucioni shkollor i degës së shërbimeve, institucioni shkollor i degës së punëve sociale dhe shëndetësore dhe institucioni shkollor i degës së teknikës janë institucione shkollore të cilat financohen nga vetë qyteti. Në Helsinki ka edhe institucione shkollore të degës së biznesit dhe administratës, të kulturës, turizmit, ushqimit dhe financës, teknikës dhe trafikut të cilat financohen nga burime private ose nga fondacione. Në faqet e internetit të Drejtorisë së Arsimit ka një listë me institucionet shkollore profesionale në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shkolla profesionale dhe e mësimit me kontratë Sovinto, ofron shkollime profesionale duke mësuar nëpërmjet praktikës. Ky shkollim është i përshtatet veçanërisht personave të cilët mësojnë më lehtë nëpërmjet praktikës. Shkollimi është falas për studentët. Personi që shkollohet duhet të jetë punëkërkues i papunë. Mund të informoheni mbi këtë shkollim në zyrën tuaj të punës dhe sipërmarrjes (työ- ja elinkeinotoimisto).
Informacione të mëtejshme mbi shkollimin, mund të lexoni në faqet e internetit të Sovinto ry, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shkollimi përgatitor për shkollim profesional
Shkollimi përgatitor për shkollim profesional organizohet për imigrantët në institucionet shkollore profesionale të Hesotes (Hesote), të Helpas (Helpa), të Heltekut (Heltech) dhe në Institucionin shkollor të Dhjakonisë. Shkollimi zgjat një vit dhe për t’u pranuar duhet bërë një aplikim i veçantë.
Informacione të mëtejshme mund të gjeni në faqet e Drejtorisë Arsimore, në finlandisht dhe anglisht.