Perusopetus
Shkollimi
bazë (Peruskoulutus)
"Në qoftë se do të mësosh të vërtetën më të lartë, fillo nga alfabeti."
(Proverb japonez)
Mësimi parashkollor
Mësimi parashkollor zgjat një vit. Ai fillon kur fëmija të mbushë 6 vjeç. Pjesëmarrja në mësimin parashkollor është e mundshme si në çerdhe, ashtu edhe në shkolla fillore. Mësimi parashkollor është falas.
Shkollimi fillor
Fëmijët të cilët janë banorë të Finlandës, janë të detyruar të mësojnë. Shkollimi i detyruar fillon në atë vit, kur fëmija mbush shtatë vjeç dhe përfundon kur të jenë dhënë provimet përkatëse të lëndëve të arsimit fillor, ose pasi të kenë kaluar 10 vjet që nga fillimi i shkollimit të detyruar. Klasat 1-6 janë klasat e shkollës fillore dhe klasat 7-9 janë klasat e ciklit të lartë shkollor. Arsimi fillor është falas.
Në komunat ku flitet vetëm një gjuhë, arsimi fillor organizohet të paktën në gjuhën zyrtare të komunës, ndërsa në komunat dygjhuësore arsimi organizohet në finlandisht dhe në suedisht.
Edhe personat në moshë të rritur kanë mundësi të marrin diplomën e shkollës fillore (peruskoulun päättötodistuksen). Informacione të mëtejshme ka në gjimnazet për të rritur (aikuislukioista).
Informacione në anglisht mbi shkollat ndërkombëtare (kansainvälisistä kouluista Suomessa) në Finlandë, ka në faqet e internetit të thisisFinland.
Informacione për arsimin bazë do të gjeni në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shkollimi përgatitor për shkollimin fillor (Perusopetukseen valmistava opetus)
Shkollimi përgatitor për arsimin fillor është për ata nxënës me prejardhje imigrantësh, të cilët nuk kanë aftësi të mjaftueshme të finlandishtes ose të suedishtes, për të marrë pjesë në mësimin në klasë të rregullt. Shkollimi përgatitor zgjat një vit shkollor. Gjatë shkollimit nxënësi merr mësim në gjuhën finlandeze ose suedeze dhe në lëndët mësimore të arsimit fillor. Pas shkollimit përgatitor, nxënësi vazhdon mësimin në klasë të rregullt.
Mësimi i gjuhës finlandeze ose suedeze si gjuhë e dytë (suomi tai ruotsi toisena kielenä –opetus)
Në arsimin fillor nxënësi e mëson finlandishten ose suedishten si gjuhë të dytë, në rast se njohuritë e finlandishtes ose të suedishtes nuk janë në nivelin e gjuhës amtare. Mësimi zakonisht zhvillohet si lëndë e veçantë e finlandishtes ose suedishtes si gjuhë e dytë ose si mësim i finlandishtes si gjuhë amtare.
Qëllimi i mësimit të finlandishtes ose suedishtes si gjuhë e dytë, është që nxënësi të arrijë ato njohuri bazë të finlandishtes, me të cilat të mund të punojë dhe të mësojë në finlandisht ose në suedisht.
Me fjalë finlandeze – në shumë mënyra(suomen tavoin - monin tavoin) e Drejtorisë Arsimore. Broshura ”Finlandishtja si gjuhë e dytë në shkollimin fillor” (2008) (3,3 Mb, pdf)
Mësimi i gjuhës amtare (oman äidinkielen opetus)
Njohuritë e mira të gjuhës amtare ndihmojnë në mësimin e gjuhëve të tjera dhe të lëndëve të tjera mësimore. Mësimi i gjuhës amtare për imigrantë është mësim plotësues i shkollimit fillor dhe është me dëshirë të lirë.
Në faqen e internetit Edu.fi do të gjeni informacione për mësimin e gjuhës amtare për fëmijët e imigrantëve në gjuhën arabe, kurde, në anglisht, somalisht, rusisht, vietnamishnt, estonisht dhe suedisht.
Një gjuhë – një mendje (oma kieli – oma mieli) e drejtorisë arsimore. Broshurë për përkrahjen e mësimit të gjuhës amtare (2009) (3,3 Mb, pdf). Udhërrëfyesi është në finlandisht.
Mësim shtesë ”në klasën e dhjetë”
Mësimi shtesë vullnetar zgjat një vit pas përfundimit të shkollës fillore. Qëllimi është që të përmirësohen përgatitjet e nxënësit për vazhdimin e mëtejshëm të shkollimit.
Kush ju këshillon?
Në shkolla ka instruktorë të studimeve, të cilët japin informacione mbi shkollimin në shkollën ku nxënësi mëson. Prej tyre mund të merrni informacione edhe mbi institucione të tjera shkollore dhe mënyrën e aplikimit në to.
Në faqet internetore të Opintoluotsi:t ka informacione mbi vendet ku mund të merrni këshilla mbi mundësitë e shkollimit gjatë fazave të ndryshme të jetës. Ose mund informoheni direkt nga institucioni përkatës shkollor.
Faqja në interneti Moped, e drejtorisë arsimore dhe e qytetit të Turkut , ofron informacione mbi një ditë të zakonshme në shkollë, si dhe formularë (lomakkeita) administrativë që duhen për shkollën, në gjuhë të ndryshme.