Sosiaalipalvelut Helsingissä
Shërbimet sociale në Helsinki
Në faqen e internetit Shërbimet sociale, të Infobankës, ka informacione mbi shërbimet sociale në Finlandë.
Në faqen e metropolit të kryeqytetit, Shërbimet sociale, të Infobankës, ka informacione mbi shërbimet sociale në metropolin e kryeqytetit.
Puna sociale me të rritur
Në faqen e internetit Zyra e shërbimeve sociale (sosiaalipalvelutoimisto), të Infobankës, ka informacione mbi çështje që në Finlandë, janë përgjegjësi e zyrave të shërbimeve sociale (në Helsinki, zyrat e shërbimeve sociale quhen zyrat e socialit).
Broshura informative të zyrës së socialit të Helsinkit, mbi kushtet për miratimin e ndihmës elementare mujore, mund të gjenden në gjuhët e mëposhtme: finlandisht , suedisht , anglisht , rusisht , estonisht , frëngjisht , serbokroatisht , somalisht , shqip , darisht , në gjuhën tamile dhe në gjuhën kurde .
Zyrat e socialit në finlandisht.
Shërbimet në gjuhën suedeze, në suedisht.
Shërbimi pyesni këshilltarin për punët sociale të S-Infos
S-Info ofron këshilla falas mbi shërbimet sociale në qytetin e Helsinkit, si dhe mbi shoqatat dhe firmat private që prodhojnë shërbime sociale.
Për të marrë informacione, nuk keni nevojë për rezervim kohe. Bisedat janë konfidenciale. Informacionet mund t’i merrni edhe si person anonim.
S-Info
Toinen linja 4 A
00530 Helsinki
Tel. (09) 310 44000
Posta elektronike: sosiaalineuvonta(at)hel.fi
Hapur: gjatë ditëve punës, ora 10-16
Informacione mbi S-Infon në finlandisht dhe suedisht.
Kujdestaria për çështjet sociale (Sosiaalipäivystys)
Kujdestaria për çështje sociale 020 696006 ndihmon nga ora 16.00-8 .00, në rast se ka nevojë për ndihmë të menjëhershme të organeve të socialit. Gjuhët e shërbimit janë finlandishtja, suedishtja dhe anglishtja.
Gjatë orarit zyrtar (ora 8-16) shërbimet merren në zyrën e socialit të zonës ku banoni. Informacionet e kontaktit në finlandisht.
Informacione të mëtejshme mbi kujdestarinë për çështje sociale, ka në faqet e internetit të Drejtorisë së Punëve Sociale, në finlandisht , suedisht dhe në anglisht.
Urgjenca në raste krizash (kriisipäivystys)
Nëse keni nevojë për ndihmë të shpejtë psikologjike në raste krizash, atëherë mund të kontaktoni urgjencën në raste krizash. Punonjësit e urgjencës në raste krizash japin ndihmë psikologjike të shpejtë nëpërmjet telefonit. Sipas nevojës, ata mund të vijnë në shtëpinë tuaj ose në vendin e aksidentit.
Mund të telefononi në numrin e urgjencës 09 3104 4222, në raste krizash, në çdo orë. Informacione mbi urgjencën në raste krizash në finlandisht .
Kujdesi për personat e intoksikuar
Ndihmë lidhur me intoksikimin, rehabilitimin dhe parandalimin e intoksikacionit mund të merrni në zyrën e socialit. Informacione të mëtejshme ka në faqen e internetit të Drejtorisë së Punëve Sociale, në finlandisht.
Refugjatët dhe azilkërkuesit
Për pritjen e refugjatëve dhe të azilkërkuesve në Helsinki, përgjigjet seksioni për imigrantë, i zyrës sociale.
Seksioni për imigrantë organizon shërbime sociale ndihmëse, për të gjithë ata refugjatë që vendosen përfundimisht në Helsinki. Klienti i seksionit për imigrantë aplikon për ndihmën elementare mujore në seksionin për imigrantë.
Seksioni për imigrantë (Maahanmuuttoyksikkö)
Dagmarinkatu 6
00100 Helsinki
Tel. (09)310 4 011
Faks. (09) 310 37573
Posta elektronike: mayk(at)hel.fi
Informacioni: e hënë-e premte ora 8.15-16.00
Tel. 09 3103 7577
Seksioni për imigrantë në finlandisht dhe anglisht .
Në faqen e seksionit për imigrantë ka edhe informacione për refugjatët në finlandisht .
Në Helsinki ka katër qendra të pranimit të refugjatëve (vastaanottokeskus) , të cilat përgjigjen për strehimin e refugjatëve. Qendrat e pranimit organizojnë shërbimet bazë për azilkërkuesit gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës për azil.
Në faqet e internetit të Drejtorisë së Punëve Sociale ka informacione në finlandisht mbi qendrat e pranimit të Helsinkit.
Në faqen e internetit Refugjatët dhe azilkërkuesit , të Infobankës, ka informacione të mëtejshme mbi strehimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Finlandë.
Këshilla për borxhet
Informacione lidhur me këshilla për çështje ekonomike dhe për borxhe, gjenden në faqen e internetit të Infopankkit, Rastet e krizave në Helsinki.
Mbrojtja e fëmijëve
Informacione mbi mbrojtjen e fëmijëve në Helsinki në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Këshillimoret për familje, të drejtorisë së punëve sociale ofrojnë edhe këshilla, mbështetje dhe trajtim për situata të veçanta.
Informacionet e kontaktit, të këshillimoreve për familje, sipas zonave, në finlandisht.
Kujdesi ditor
Informacione mbi mbrojtjen e fëmijëve në Helsinki në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Aktivitetet për të rinjtë
Në Helsinki, për aktivitetet e të rinjve përgjigjet qendra e aktiviteteve për të rinj. Zyrat e kësaj qendre në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Të moshuarit
Në faqet e internetit, Informacione për të moshuar (Seniori-info), ka informacione në për shërbimet për të moshuar që kanë të bëjnë me banimin, kujdesin në shtëpi dhe transportin finlandisht dhe suedisht. Informacione me telefon mund të merrni gjatë javës, ora 8.15- 16, në numrin (09) 310 44556 dhe për informacione personale ora 10- 16, në S-info (Informacione për të moshuar), Toinen linja 4A, 00530 Helsinki.
Për shërbimet për të moshuar, mund pyesni në degën e zyrës sociale dhe të zyrës së punës me klientë, që ndodhet pranë vendbanimit tuaj. Informacionet e kontaktit në finlandisht.
Kujdesi shtëpiak i qendrës shëndetësore ndihmon klientët që banojnë në shtëpi, në ato punë të përditshme, të cilat klientët nuk mund t’i bëjnë vetë. Informacionet e kontaktit të kujdesit në shtëpi, në finlandisht dhe suedisht.
Shërbimet për invalidët
Disa nga shërbimet për invalidë janë, ndër të tjera, edhe puna sociale, shërbimet për banesa, kujdesi shtëpiak si dhe shërbimet e transportit. Në Helsinki, shërbimet për invalidë mund t’i kërkoni në degën e zyrës sociale dhe të zyrës së punës me klintë, që ndodhet pranë vendbanimit tuaj. Informacionet e kontaktit në finlandisht. Informacionet e kontaktit për shërbime në gjuhën suedeze në suedisht.
Informacione të mëtejshme mbi shërbimet për invalidë në Helsinki ka në faqet e internetit të Drejtorisë së Punëve Sociale, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në faqet e internetit Hel.fi, ka lidhje në finlandisht, të faqeve të organizatave për invalidë që funksionojnë në metropolin e kryeqytetit.
Në faqet e Drejtorisë së Punëve Sociale, ka informacione në finlandisht se si mund të aplikoni për mjete indihmëse, në Helsinki. Për shërbimet për invalidë mund të aplikoni në finlandisht dhe suedisht, nëpërmjet formularit që ndodhet në faqen e internetit të Drejtorisë së Punëve Sociale.
Fëmijët me zhvillim të mangët
Në Helsinki, këshillimorja për invalidë u shërben fëmijëve me zhvillim të mangët dhe të afërmëve të tyre. Nëse dëshironi të bëheni klient i këshillimores, ju lutem kontaktoni me punonjësin e socialit të kujdesit për invalidë, pranë zonës ku banoni.
Informacionet e kontakteve të degës së punës sociale për invalidë, të Drejtorisë së Punëve Sociale, në finlandisht.