Lapsen terveys
"Uji është mjeku i papastërtisë.”
(Proverb finlandez)
Për çështjet e shëndetit të fëmijës mund t’ju ndihmojnë motra medicinale dhe mjeku i këshillimores, nga të cilët mund të kërkoni këshilla. Në këshillimore nëna shkon që gjatë kohës së shtatzënisë. Fëmija çohet në këshillimore rregullisht. Në këshillimore ndiqet nga afër rritja dhe zhvillimi i fëmijës dhe i jepen atij vaksinat e nevojshme.
Në Finlandë rrethprerja e vajzave është krim. Ndërsa mbi rrethprerjen e djemve ka informacione në faqen ”Seksualiteti”.
Kujdesi shëndetësor në shkollë
Në shkollë nxënësve ju organizohet kujdesi shëndetësor dhe kujdesi dentar. Nxënësit vetë mund të shkojnë te motra medicinale në se ata kanë probleme.