Seksuaalisuus
Planifikimi familjar
Nga këshillimorja për kontraceptivët në qendrën shëndetësore merrni ndihmë mbi planifikimin familjar (perhesuunnittelu) dhe kontraceptimin (ehkäisy).
Mjete kontraceptive mund të bleni në farmaci, dyqane ushqimore dhe në kioska.
Informacione mbi metoda të ndryshme kontraceptive
Shërbimet gjinekologjike
Pyesni për kontrollet gjinekologjike në qendrën tuaj shëndetësore. Mund edhe të kontaktoni direkt klinikat private mjekësore. Gratë mund të kërkojnë të vizitohen te mjeket gjinekologe. Testimin e shtatzënisë mund ta bëni në qendrën shëndetësore ose ta blini në farmaci dhe ta bëni vetë.
Informacione mbi testin e shtatzënisë ka në faqen Kur je shtatzënë.
Sëmundjet e organeve gjenitale (sukupuolitaudit)
Nëse dyshoni se vuani nga një sëmundje e organeve gjenitale, atëhere kontaktoni me qendrën shëndetësore të komunës së banimit.
Qendra e ndihmës për AIDS (AIDS-tukikeskus) ndihmon personat që janë sëmurë me hiv, të afërmit e tyre dhe personat të cilët janë të shqetësuar për infeksionin. Këshilla me telefon për të gjithë vendin, në finlandisht, suedisht dhe anglisht e hënë – e premte, ora 10 –15.30 tel. 0207 465 705
Broshura ”Jeta me hiv pozitiv” (468 kb, pdf)
anglisht (englanti)
frëngjisht (ranska)
somalisht (somali)
rusisht (venäjä)
Broshura ”Ruaj veten” (935 kb, pdf)
anglisht (englanti)
frëngjisht (ranska)
somalisht (somali)
në gjuhën tailandeze (thai)
rusisht (venäjä)
Aborti
Aborti në Finlandë bëhet vetëm në se lindja është rrezik jete për shëndetin e nënës, dhe kur lindja do të ishte stres i madh për jetën e nënës. Në se nëna është nën moshën 17 vjeç ose mbi moshën 40 vjeç, ajo mund të bëjë abort, në se dëshiron.
Aborti duhet bërë para javës së 12-të të shtatzënisë. Nëse ka ndonjë arsye shumë të fortë, ai mund të bëhet edhe më vonë, por në raste të tilla keni nevojë për lejen e veçantë të Valviras (Valvira). Leja e Valviras ju duhet edhe nëse aborti bëhet për shkak të një sëmundje të rëndë apo të një invaliditeti të fetusit. Për informacione të mëtejshme pyesni mjekun në qendrën tuaj shëndetësore (terveysasema).
Rrethprerja
Në Finlandë rrethprerja e vajzave është krim. Për këtë mund të dënohesh me shumë vite burg.
Informacione mbi këtë temë ka në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht
somalisht
Rrethprerja e djemve nuk është e ndaluar. Megjithatë djemtë e moshave shkollore nuk mund t’ju bëhet rrethprerje kundër vullnetit të tyre. Në disa komuna rrethprerja e djemve bëhet në klinikat shëndetësore publike vetëm për arsye shëndetësore. Rrethprerja duhet të bëhet në rrethana të tilla, që të mund të sigurohet ekspertiza e duhur mjekësore, higjena dhe lehtësimi i dhimbjeve.
Prirja seksuale dhe identiteti gjinor
Sipas ligjit finlandez askush nuk mund të diskriminohet për shkak të prirjes seksuale, identitetit ose shprehjes gjinore. SETA, pra shoqata e barazisë gjinore, mbështet barazinë, informon për pikat e gabuara dhe ofron shërbime të ndryshme, midis të cilave edhe këshilla e ndihmë për ata të cilët janë minoritet gjinor dhe për të afërmit e tyre.
Në Finlandë dy burra ose dy gra mund të regjistrohen si partnerë në bashkëjetesë. Informacione të mëtejshme ka në faqet internetore të Ministrisë së Drejtësisë (Oikeusministeriö) Informacione të mëtejshme ka edhe në faqet internetore të SETA ry:së.
Informacione mbi regjistrimin e bashkëjetesës së të huajve ka në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht