Maailman musiikin keskus
Qendra e muzikës botërore
është një nga institutet muzikorë të Finlandës. Detyra e saj është të sigurojë dhe shpërndajë në mënyra të ndryshme informacione mbi muzika të ndryshme të botës. Kjo qendër bën studime, organizon ndodhi muzikore, bën inçizime dhe botime të tjera, si dhe ushtron njoftime në shkallë botërore.
Qendra e muzikës botërore mbledh informacione mbi muzikantët emigrantë dhe grupet muzikore që banojnë në Finlandë, të cilët shfaqin ose japin mësime mbi muzikën e kulturës së tyre. Në qendër ka një koleksion të gjerë librash, gazetash, faqe gazetash dhe inçizimesh nga të gjitha anët e botës.