Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Puna

Työ

"Puna e mëson punëtorin”
(Proverb estonez)

Në këto faqe do të gjeni informacione mbi kulturën e finlandeze të punës, informacione nga mund të gjeni punë, si të kërkoni punë, si dhe informacione mbi asistencën financiare, në rast se jeni i papunë. Në këto faqe ka edhe informacione mbi profesione të ndryshme, mbi forma të ndryshme të punës, mbi themelimin e biznesit, mbi vendet e lira të punës, mbi sindikatat, tatimet, sigurimin pensional dhe mbi kujdesin shëndetësor në punë.

A keni ndërmend të shpërnguleni në Finlandë për të punuar? (suunnitteletko muuttoa töihin Suomeen?

Shihni videon në anglisht (englanniksi), polonisht (puolaksi) ose në rumanisht (romaniaksi)për Finlandën, që është prodhuar nga Drejtoria e Punësimit.

Në faqet e internetit të Finnwork-ut ka informacione mbi rregullat që kanë të bëjnë me jetën e punës në Finlandë. (Finnwork sivuilla tietoa työelämän säännöistä Suomessa )

Në faqet e internetit të Finnwork-ut, pranë Ministrisë së Punësimit dhe Ekonomisë, ka informacione për punëdhënësit që marrin në punëtorë të huaj, për personat që vijnë në Finlandë për të punuar dhe për shtetasit e huaj që tashmë banojnë në Finlandë.

Në faqe flitet mbi rregullat në jetën e punës, mbi jejet që nevojiten për të punuar si dhe për kulturën e punës në Finlandë. Ka informacione edhe mbi lidhjen e kontratës së punës, për pagat minimale si dhe për tatimin dhe sigurimin social.

Informacione në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht
frëngjisht
estonisht
rusisht
polonisht

Informacione shumë të rëndësishme për punën në Finlandë

finlandisht
anglisht
estonisht
rusisht
spanjisht
frëngjisht
arabisht
shqip
gjuha kineze
somalisht
turqisht
gjuha kurde

Njohja e diplomës së huaj në Finlandë

A po kërkon punë nga Finlanda dhe dëshiron të shfrytëzosh edhe diplomën që e ke marrë jashtë shtetit? Mund të kërkosh nga Drejtoria Arsimore njohje të diplomës në Finlandë. Informacione për njohjen e diplomës së huaj në Finlandë, do të gjeni në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore.

E drejta për ushtrimin e profesionit (mmatinharjoittamisoikeus )

Në Finlandë, në disa profesione duhet të kesh të drejtën për të ushtruar profesionin, para se ta ushtrosh profesionin. Të tilla profesione janë, për shembull, profesionet e kujdesit shëndetësor. Në faqet internetore të Drejtorisë Arsimore ka nformacione mbi këto profesione, si dhe mbi vendet, nga ku mund të kërkohet e drejta e ushtrimit të profesionit. Rregulloret janë të ndryshme përkatësisht në se personi është nënshtetas i BE:së apo BEE:s. Informacione të mëtejshme do të gjeni nga vendet të cilët vendosin për ushtrimin e të drejtës së profesioneve të fushave të ndryshme. Të dhënat do t’i gjesh në të njëjtën faqe internetore të Drejtorisë Arsimore.

Barazia në punë (yhdenvertaisuus ja tasa-arvo työelämässä )

Ligji mbi barazinë (yhdenvertaisuuslaki) ndalon diskriminimin në marrjen në punë të njerëzve dhe në shkollim. Informacione mbi këtë temë ka në gjuhët e mëposhtme (pdf, 345 kb, 18 faqe):

finlandisht (pdf)
suedisht (pdf)
anglisht (pdf)
gjuha saame (pdf)
rusisht (pdf)
arabisht (pdf)
somalisht (pdf)
spanjisht (pdf)
frëngjisht (pdf)

Nëse dëshironi informacione të mëtejshme në finlandisht për punën, legjislacionin (lainsäädännöstä), të drejtat dhe detyrat, kontratat e punës e për çështje të tjera që kanë të bëjnë me punën, shihni çelësi i tregut të punës (työmarkkina-avain).

Sipas ligjit finlandez burrat dhe gratë janë të barabartë. Burrat dhe gratë duhen trajtuar njësoj në punë. Njeriu nuk mund të caktohet në pozitë më të keqe se të tjerët në punë, për shkak të shtatzënisë ose të pleqërisë. Informacione të mëtejshme për barazinë në punë do të gjeni në faqet e internetit të Ministrisë së punëve sociale dhe shëndetësore (Sosiaali- ja terveysministeriö) në finlandisht, suedisht dhe anglisht.