Structure_LogoPart1



Problemet familjare

Perheongelmat

"Mund të lehtësohemi dhe të shërohemi vetëm duke folur me njëri-tjetrin dhe duke këmbyer mendime. Izolimi përkeqëson dhimbjen."
(Proverb nigerian)

Për probleme familjare mund të këshilloheni me punëtoren sociale të zonës(aluesosiaalityöntekijä). Bashkë me punëtorin e socialit mund të diskutoni nëse familja juaj ka nevojë për mbështetje financiare, për kujdesin ditor të fëmijëve, për ndihmë në shtëpi, për aktivitete për fëmijët gjatë pushimeve, për të sqaruar krizat ndërmjet prindërve ose ato familjare dhe nëse keni nevojë për ndihmë nga këshillimorja familjare në çështjet e edukimit të fëmijëve.

Në terapinë në çift dhe në terapinë familjare trajtohen probleme të ndryshme në marrëdhënien midis partnerëve. Të tilla probleme mund të jenë për shembull, vështirësitë në komunikim në marrëdhënien në çift, tradhëtia (uskottomuus), xhelozia (mustasukkaisuus), problemet e shëndetit mendor që rrjedhin nga vështirësitë në jetën në çift, problemet me alkoolin dhe vështirësitë që provon njeriu gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit. Ndihmë ofrojnë këshillimoret për familje dhe negociatorët për probleme familjare, poliklinikat e psiqiatrisë, qendra negociatore për probleme familjare e Kishës dhe qendra e terapisë familjare e Shoqatës për Shëdentin Mendor.

Lidhur me problemet ndërçiftore ndihmë mund të merrni nga këshillimoret familjare, nga ndërmjetësit e çështjeve familjare, nga poliklinikat e psikiatrisë, nga qendra kishtare e bashkëbisedimeve dhe nga qendra për terapi familjare e shoqatës së shëndetit mendor të Finlandës.

Dhuna në familje

Dhuna në familje është krim. Ajo mund të jetë fizike ose psikologjike, kufizim i lirisë ose ngacmim seksual. Dhuna në familje është krim.  Dhuna drejtohet (kohdistuu) kryesisht ndaj femrave, por edhe të moshuarit, fëmijët dhe burrat mund të jenë objekte të kësaj dhune. Edhe keqtrajtimi (pahoinpitely) në vende private është krim dhe kundër tij mund të ngrihet padi. Si viktima ashtu edhe personi që ushtron dhunë, mund të kërkojnë ndihmë për problemet. Kontaktohuni, për shembull, me policinë, organet sociale, urgjencën për viktimat ose me strehimoret.

Gratë dhe vajzat që kanë qenë objekt i dhunës mund të telefonojnë në Linjën e Grave (Naisten Linja). Ky është një shërbim për gratë të cilat kanë qenë viktima të dhunës. Linja e Grave shërben edhe në suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi). Shihni numrat e telefonit dhe oraret kur mund të telefononi në faqet e internetit.

Monika–Naiset liitto ry ndihmon gra dhe fëmijë emigrantë që kanë qenë viktima të dhunës. Monika ndihmon në gjuhën arabe, në gjuhën dare, në anglisht, spanjisht, në gjuhën farse, në hindu, italisht, në gjuhën kurde, në portugalisht, në frëngjisht, në rumanisht, në suedisht, në gjermanisht, në somalisht, në finlandisht, në gjuhën tagaloge, në tailandisht, në turqisht, në rusisht, në gjuhën vietnameze dhe në estonisht.

Shërbimi 24-orë telefonik kombëtar i Monika-s është (e hënë – e dielë), 09-692 2304

Broshurat mbi shërbimet e Monika-s:
finlandisht
anglisht
spanjisht
persisht
frëngjisht  
somalisht
gjuhën tagalog     
në gjuhën tailandeze  
estonisht
rusisht

Projekti ’Kitke’ i Shoqatës për të drejtat e njeriut mundohet të ndalojë dhunën për cënimin e nderit dhe vazhdimin e saj. Informacione të mëtejshme për dhunën për cënimin e nderit dhe projektin Kitke, në finlandisht, anglisht dhe turqisht.

Shërbimi telefonik i shoqatës për të drejtat e njeriut shërben në finlandisht, anglisht, turqisht, në gjuhën tatare, kurde, në darisht dhe në gjuhën farse 040 760 03 23, e hënë-e premte ora 9-15.

Shpesh i jepet ndihmë edhe personit që ushtron dhunë. Në faqet e strehimores gjeni informacionet mbi vendet ku ushtruesi i dhunës mund të marrë ndihmë. Linja e mosgoditjes (Lyömätön linja) ndihmon burra të cilët duan të ndërpresin sjelljet e tyre të dhunshme.

Shihni gjithashtu edhe faqen e internetit Situatat e dhunës.

Divorci (avioero)

Informacione për divorcin ka në faqen e internetit Divorci, të Infopankki-t.