Mielenterveysongelmat
"Njeriu është më i fortë se guri e më delikat se trëndafili."
(Proverb turk)
Shëndeti mendor vihet në provë nga shumë gjëra. Në situata të vështira të jetës, gjendja e keqe del në pah si simptomë psiqike dhe fizike. Marrëdhëniet shoqërore lihen mënjanë dhe njeriu nuk mund të kujdeset për veten, veprimtaritë e kohës së lirë ndërpriten dhe asgjë nuk të entuziazmon më.
Ku të marrësh ndihmë?
Ndihmë në problemet e shëndetit mendor mund të merrni nga organet zyrtare të punëve sociale dhe shëndetësore të komunës ku banoni. Për informacione të mëtejshme pyesni në qendrën shëndetësore dhe në zyrën sociale.
Njësiti për të huaj i qendrës SOS në Helsinki ofron ndihmë falas në gjuhë të ndryshme për imigrantë dhe familjet e tyre. Klienti i shërbimit për kriza nuk ka nevojë për letërnjoftim finlandez dhe as për kartën e KELA-s. Shërbimi ofrohet në finlandisht (suomeksi), anglisht (englanniksi), suedisht (ruotsiksi) ose në gjuhën amtare me ndihmën e përkthyesit.
Tel: (09) 413 50501, e hënë – e premte ora 9-15.
Qendra e Rehabilitimit për Persona të Torturuar (Kidutettujen Kuntoutuskeskus) ofron ndihmë për ata refugjatë dhe azilkërkues, të cilët janë torturuar në vendin e tyre.
Tel. (09) 7750 4584
Në Oulu, Fondacioni i Dhjakonisë së Oulu-t ofron shërbime rehabilitimi për personat e torturuar (kidutettujen kuntoutuspalveluita).
Nëse personi juaj i afërm sëmuret, mund të kërkoni ndihmë dhe këshilla nga shoqata Personat e afërt, si ndihmë në punën e kujdesit shëndetësor mendor (omaiset mielenterveystyön tukena), që ndodhet në zonën ku banoni.
Informacione të mëtejshme gjeni në faqet e internetit:
www.apua.info
Informacione mbi shëndetin mendor dhe udhëzime për situata të vështira.
www.nyyti.fi
Qendra e mbështetjes për studentë.
Vanhempainnetti (MLL)
Mbështetje për prindërit.
www.tukinet.net
Qendër për krizat në internet.
www.yths.fi
Informacione mbi shëndetin mendor dhe kriza të ndryshme, ndër të tjera, mbi depresionin, sulmet e panikut, çrregullimet në oreks dhe se si të silleni në momentet dramatike të jetës. Zgjihdni "Informacione shëndetësore A-Ö", dhe më pas "Për çështjet e shëndetit mendor”.
Depresioni
Kur njeriu e ka patur të vështirë për një kohë të gjatë, ka qenë i angështuar dhe jeta i është dukur e zymtë, ai është i depresionuar. Njeriu i depresionuar nuk mund të shijojë asgjë. Kur jeni i depresionuar duhet të kërkoni ndihmë.
Informacione mbi depresionin ka në gjuhët e mëposhtme:
shqip
finlandisht
anglisht
frëngjisht
rusisht
serbisht
somalisht
gjuha boshnjake
gjuha farsi
kurdish
arabisht
gjuha dari
turqisht
vietnamisht
Traumat
Informacione mbi stresin me prejardhje traumatike ka në gjuhët e mëposhtme:
shqip
finlandisht
anglisht
frëngjisht
rusisht
serbisht
somalisht
gjuha farsi
gjuha boshnjake
kurdish
arabisht
gjuha dari
turqisht
vietnamisht