Lasten ja nuorten ongelmat
Fëmijët dhe të rinjtë mund të flasin për problemet e tyre me motrën medicinale të shkollës, kuratorin e shkollës ose me psikologun e shkollës. Me anë të telefonit mund të merren këshilla, të paktën në finlandisht (psh: telefoni i shoqatës Mannerheim për mbrojtjen e fëmijëve, Mannerheimin lastensuojeluliitto është për fëmijë dhe të rinj). Telefonuesi nuk ka nevojë të tregojë emrin e tij.
Përballimi i jetës me foshnjën
Ndonjëherë jeta e përditshme me foshnjen mund të jetë e rëndë. Në këshillimoren për fëmijë mund të flisni mbi problemet tuaja. Edhe në faqet e strehimores për nëna (ensikoti) mund të gjeni ndihmë për situata të ndryshme.
A jeni e mërzitur pas lindjes?
Këshillimoret familjare
Këshillimoret familjare ndihmojnë fëmijët e të rinjtë e Helsinkit, si dhe familjet e tyre në edukimin e zhvillimin e fëmijëve dhe në çështje që kanë të bëjnë me lidhjet njerëzore të familjes.
Kur sëmuret fëmija
Shih faqen Kur sëmuret fëmija.
Ngacmimi në shkollë
Ngacmimi (kiusaaminen) është dhunë psiqike ose fizike e cila përsëritet. Tregojini një të rrituri në rast se ngacmoheni, për shembull, mësueses ose motrës medicinale. Gjithashtu, mund të telefononi në numrin falas për fëmijët dhe të rinjtë të Shoqatës ”Mannerheim” për mbrojtjen e fëmijëve. Numri i telefonit është 0800-120 400. Në se dëshironi mund të tregoni mbi problemin tuaj në mënyrë anonime, me anë të postës elektronike në rrjetin internetor të Fëmijëve dhe të rinjve. Juve do t’ju ndihmojë një i rritur i besuar që bën punë vullnetare. Mos harroni se cilido mund të jetë i ngacmuar, edhe të rriturit. Nuk është turp të kërkosh ndihmë.
Problemet e të rinjve
Strehimorja për të rinj
(nuorten turvatalo) është për të rinj të cilët kanë nevojë për ndihmë. Në strehimore mund të telefononi në çdo orë. Atje mund të vini pas orës 17 dhe të rrini deri në orën dhjetë të paradites. Në strehimoren e të rinjve mund të kaloni natën në siguri. Telefononi ose ejani për vizitë. Në strehimore nuk mund të banohet përgjithmonë.
Problemet e të rinjve lidhur me të ngrënit
Syömishäiriöliitto Syli ry
Informacione lidhur me anoreksinë dhe buliminë, si dhe informacione për marrjen e ndihmës; aktivitete në grup në anë të ndryshme të Finlandës.
Nimettömät ongelmasyöjät
Abuzimi seksual i fëmijëve
Në qoftë se dyshoni për abuzim, atëhere kontaktohuni me motrën medicinale të shkollës, kuratoren e shkollës, psikologes e shkollës, me punëtoren personale të socialit ose me policinë. Në shoqatën Mannerheim të mbrojtjes së fëmijëve ka linjë telefonike shërbyese si për fëmijët e të rinjtë ashtu edhe për të moshuarit. Gjithashtu të rriturit marrin ndihmë edhe nga mbrojtja e fëmijëve, nga këshillimoret e edukimit dhe familjare, nga poliklinikat e psiqiatrisë, nga policia, nga urgjenca për viktimat e krimit (rikosuhripäivystys) dhe nga qendra e përdhunimit (raiskauskriisikeskus).
Ata, të cilët kanë problem interesin seksual ndaj fëmijëve, mund të kërkojnë ndihmë nga poliklinikat e psiqiatrisë dhe në Helsinki për shembull nga qendra këshillimore Sexpon.