Structure_LogoPart1



Problemet e drogës

Huumeongelmat

Në qoftë se keni nevojë për ndihmë lidhur me problemet e drogës, mund të telefononi në klinikën A më të afërt. Shërbimet e klinikës A të komunës ku banoni janë falas për klientë të cilët jetojnë përgjithmonë në Finlandë.

Personat nën moshën 25 vjeç mund të kontaktohen me qendrën për të rinj. Mund të kontaktoheni edhe në se i afërmi juaj është përdorues droge. Shërbimet e kurimit janë falas për klientët. Qendrat e të rinjve ofrojnë terapi, punë në grupe të ndryshme dhe kurse.

Në shumicën e klinikave A dhe të qendrave për të rinj ka pritje gjatë ditës.

Në Finlandë funksionojnë dhe qendra të këshillave shëndetësore, për shembull me emrin ”Vinkki”, në të cilat përdoruesit e drogave me shiringa mund të shkojnë anonimë pa rezervim kohe. Këto pika ofrojnë informacione, mbështetje dhe kujdes shëndetësor e në to mund të ndërrosh shiringat e përdorura me shiringa të pastra.

Për problemet e drogës mund të kontaktoheni edhe me qendrën tuaj shëndetësore ose me zyrën e shërbimeve sociale.  

Shoqata ”Larg Drogave” (Irti huumeista ry): mbështetje për përdoruesit e drogës dhe të afërmit e tyre. Linja telefonike: 020–322 388. Njihuni me aktivitetet e saj në anë të ndryshme të Finlandës.

Päihdelinkki: shërbimi internetor më i madh në Finlandë lidhur me drogat dhe varësinë ndaj tyre. Mund të pyesni këshilla anonimisht në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Nimettömät narkomaanit NA: grupe ndihmëse të cilët mblidhen rregullisht. Anëtar bëhen ata që duan të ndërprejnë përdorimin e drogës.

Apua.info: portë e madhe internetore për shërbime të organizatave të ndryshme. Informacione, midis të tjerash, edhe mbi drogat. 

Në faqet e internetit, Suomi.fi, ka informacione mbi substancat narkotike si dhe shumë lidhje të shërbimeve të ndryshme në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi).

Sano huumeille ei -sivustolla on tietoa huumeista ja niiden haitoista erityisesti nuorille suomeksi, arabiaksi, albaniaksi, kurdiksi ja somaliaksi.