Structure_LogoPart1



Policia

Poliisi

Sipas ligjit policor, në detyrat e policisë bën pjesë mirëmbajtja e rendit publik dhe sigurisë si dhe parandalimi dhe zbardhja e krimeve.

Policia

Broshurë mbi detyrat e policisë në Finlandë në gjuhët e mëposhtme:

shqip
estonisht
frëngjisht
gjermanisht
rusisht
somalisht
spanjisht
turqisht
vietnamisht
arabisht
kurdisht

Hetimi i krimit

Në Finlandë policia përgjigjet për zbardhjen e krimeve dhe për ngritjen e akuzës. Mund të bëni njoftim për një shkelje ligjore në stacionin më të afert të policisë me telefon, telefaks, duke plotësuar formularin në internet formularin në internet ose duke njoftuar patrullën e policisë. Policia fillon hetimet, nëse ka arsye për të dyshuar se bëhet fjalë për një shkelje ligjore. 

Lejet për shtetas të huaj

Policia në Finlandë u lëshon të huajve që qëndrojnë në këtë vend, lejeqëndrimi dhe pune si dhe zgjatje vize dhe viza shërbimi. Në faqet e policisë gjeni informacion të mëtejshëm për këto çështje në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Shërbimet për leje të ndryshme

Për shërbimet e lejeve të policisë përgjigjet policia lokale. Pasaportat, kartat e identifikimit, patentat dhe lejet e armëmbajtjes janë lejet më të shumta të dhëna nga policia. Në faqet e policisë gjeni informacion mbi këtë çështje në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Pasaportat

Policia lëshon pasaporta me afat një vit ose më shumë se një vit si dhe pasaporta detarësh dhe pasaporta shoqërimi për shtetasit e Finlandës. Pasaporta merret me shkrim nga policia lokale. Aplikimin për pasaportë mund ta dorëzoni në çdo pikë shërbimi policie por pasaportën e lëshon gjithmon policia e komunës ku banoni. Në faqet e policisë gjeni informacion të mëtejshëm mbi këtë çështje në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Kartat e identitetit

Policia lëshon karta identiteti elektronike, karta identiteti, karta identiteti për të miturit dhe karta identiteti të përkohshme. Kartat e identitetit merren me shkrim nga policia lokale. Aplikimin për kartën e identitetit mund ta lini në çdo pikë shërbimi policie. Në faqet e policisë mund të gjeni informacion mbi këtë çështje në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Karta e identitetit për të shtetas të huaj

Policia mund të lëshojë kartë identiteti për shtetasin e huaj nëse ai/ajo është me banim të përhershëm në Finlandë, është i regjistruar në regjistrin e popullatës dhe nëse identiteti i tij/saj mund të verifikohet katërcipërisht. Kjo kartë identiteti nuk shërben për të udhëtuar në shtete të tjera, por brenda Finlandës ajo shërben si dokument identifikimi. (Fotografia (kuva) 51 kilobait). Informacione të mëtejshme mbi këtë temë mund të gjeni në faqet e policisë, në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi).

Nëpërmjet internetit mund të rezervoni takim në policinë që ndodhet pranë vendbanimit tuaj për çështjet që kanë të bëjnë me lejet që miratohen nga policia (poliisin lupapalveluihin).

Patentat

Policia lëshon leje patentash për drejtimin e automobilave. Këto leje merren me shkrim dhe nga vëtë personi nga policia e zonës ku ai banon. Leja paguhet pas lënies së aplikimit. Në faqet e policisë gjeni informacion të mëtejshëm mbi këtë çështje në finlandisht, suedisht dhe anglisht.