Nähtävyydet ja luonto
"Në treg ka para, ndërsa nën hijen e qershisë ka paqe."(Proverb japonez)
Në shërbimin internetor të bibliotekës së qytetit të Hämeenlinnas Makupalat ka lidhje të shumta nëpërmjet të cilave mund të gjeni informacione mbi turizmin në Finlandë dhe lidhje që ju shpien në faqe të tjera. Në këtë shërbim janë grumbulluar lidhje të hartave të Finlandës. Në faqet Finland.com ka informacione në anglisht mbi panoramat në Finlandë dhe informacione të shumta për turistët. Informacione në anglisht mbi panoramat mund të gjeni edhe nga faqet Finnguide. Ndërsa nga faqet LomaSuomi.fi mund të gjeni informacione në finlandisht mbi panoramat dhe turizmin në Finlandë. Shih, gjithashtu, edhe faqet e promovimit të turizmit. Shihni edhe faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme thisisFinland.
Në faqet Suomi.fi ka lidhje nëpërmjet të cilave gjeni informacione mbi ekskursionet në këmbë dhe lundrimet me jaht si dhe mbi turizmin. Në faqet e Minisitrisë së Mjedisit ka informacione mbi lëvizjen në natyrë dhe të drejtat e çdo njeriu. Në faqet e Administratës Pyjore Luontoon.fi ka informacione mbi ekskursionet në natyrë dhe mbi vende të volitshme për shëtitje. Në shërbimin internetor Lipas mund të gjeni informacione mbi shëtitjet në natyrë dhe zonat e çlodhjes në finlandisht dhe suedisht.