Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Ndihma financiare për banesë

Asumistuki

Ekonomitë familjare të cilat kanë të ardhura të ulëta mund të kërkojnë ndihmë financiare për banesë. Ndihma financiare për banesë mund të merret për banesën me qira, për banesën me të drejtë banimi ose për banesën private që gjendet në Finlandë. Me ekonomi familjare nënkuptohen personat që jetojnë në të njëjtën banesë. Ndihma financiare për banesë i miratohet të gjithë ekonomisë familjare bashkarisht.

Gjërat e mëposhtme influencojnë në asistencën për banesë dhe në pjesën e shpenzimeve që duhet të pagoni vetë.

  • numri i personave të familjes
  • komuna në të cilën ndodhet banesa, madhësia e banesës, viti kur është ndërtuar banesa si dhe mënyra se si ngrohet banesa
  • shpenzimet për jetesë të familjes 
  • sasia totale e të ardhurave mujore bruto të familjes
  • kapitali

Në faqet e Kelas gjen Informacione të mëtejshme mbi ndihmën financiare për banesë në finlandisht, suedisht dhe anglisht.