Eri tapoja löytää työtä
"Puna e këshillon punëtorin."
(Proverb finlandez)
Në rast se nuk gjen punë nga tregu i punës, ti ke mundësi të tjera. Mund të provosh të bësh praktikë pune (työharjoittelu), provë pune (työkokeilu), të punosh me anë të asistencës për punësim (työllistämistuki) ose me anë të asistencës së ndërlidhur (yhdistelmätuki) ose të punosh nëpërmjet mësimit (oppisopimus). Me anë të gjithë këtyre mënyrave një pjesë e rrogës ose e gjithë rroga kompensohet nga shteti dhe nga fondi për punësim i komunës.
Në praktikë pune
(työharjoittelu) ose në trajnim për punë, merr eksperiencën e punës. Kjo është e vlefshme kur kërkon punë më vonë. Për kohën që je në praktikë pune ose në trajnim për punë, ke të drejtë të marrësh asistencë nga tregu i punës. Lexo më shumë për praktikën në punë dhe për trajnimin për punë në faqet e internetit të Drejtorisë së Punësimit (työhallinnon sivuilta).
Në se ti ke pak ose aspak eksperiencë pune në Finlandë, atëhere puna vullnetare është mënyrë e mirë për të hyrë në jetën e punës. Shumë njerëz punojnë vullnetarisht në shoqata dhe për shembull, ndihmojnë emigrantë për t’u përshtatur në shoqërinë finlandeze. Nga puna vullnetare nuk merret rrogë, por eksperienca e punës është e dobishme kur më vonë të kërkosh punë me rrogë.
Prova e punës (työkokeilu) është për njerëz të cilët kanë ndonjë pengesë shëndetësore për të gjetur punë, si dhe për ata të cilët dëshirojnë të ndërrojnë profesionin ose të provojnë një profesion të ri.
Asistenca për punësim (työllistämistuki) është për ata të cilët kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë. Mund të jesh në punë për 6-10 muaj. Për këtë peridhë kohore do të marrësh edhe asistencë. Mund të pyetësh në entin e punësimit për vende pune ku mundësohet asistenca për punësim. Enti për punësim ndihmon financiarisht bizneset në pagesat e rrogave, në se biznesi punëson një punëtor të papunë. Në entet e punësimi mund të marrësh informacione të mëtejshme se kur miratohet asistenca për punësim.
Mësimi nëpërmjet punës
(oppisopimus) përfshin punën dhe mësimin. Kjo lloj pune zgjat zakonisht 1-4 vjet. Koha varet nga shkollimi dhe profesioni që ti zgjedh. Puna nëpërmjet mësimit është një marrëdhënie pune e përkohshme dhe me pagë. Nëpërmjet faqeve të internetit, të oppisopimus.net (mësimi nëpërmjet punës), mund të aplikoni për vende pune ku të mësoni ose mund të jepni numrat tuaj të kontaktit për t’u përdorur nga punëdhënësit.