Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Mbështetja financiare për të afërmin

Omaishoidon tuki

Anëtarët e familjes janë edhe në Finlandë, mbështetje dhe ndihmë për të moshuarit. Komuna mund të përkrahë kujdesin për personin e afërt (omaishoitoa) dhe të paguaj shpërblim për personin që përkujdeset. Komuna mund të organizojë edhe shërbime të ndryshme sociale dhe shëndetësore dhe nëpërmjet këtyre shërbimeve të mbështesë edhe kujdesin shtëpiak për persona të moshuar. Komuna dhe kujdestari lidhin kontratë për asistencën për kujdesin për personin e afërt (omaishoidon tuesta). Në këtë kontratë bëjnë pjesë plani i kujdesit shëndetësor dhe plani mbi shërbimin e ofruar. Si kujdestar mund të punojë një anëtar i familjes ose ndonjë person tjetër. Shpërblimi i paguar për punën e bërë është subjekt i tatimit.

Personi që punon si kujdestar i të afërmit, ka të drejtë të marrë të paktën tri ditë pushim në muaj. Kjo ka të bëjë me ato muaj, gjatë të cilëve kujdesi është shumë detyrues (sitovaa). Gjatë pushimit është komuna që merret me organizimin e kujdesit.

Në faqet e internetit të Omaishoitajat ja Läheiset -Liitto ry (Shoqata e të afërmve dhe e miqve që përkujdesen)  dhe Ministria e Punëve Sociale dhe Shëndetësore (sosiaali- ja terveysministeriön) ka informacione mbi kujdesin për njeriun e afërm dhe mbi asistencën për kujdesin për të afërmin. Pyesni në zyrën e socialit të komunës ku banoni, nëse keni të drejtë për të marrë mbështetjen për kujdesin për të afërmin tuaj.