Yritysmuodot
Titull biznesi (toiminimi): Mënyra më e thjeshtë (dhe më e përhapur) për të filluar veprimtarinë e biznesit është të punosh vetë si sipërmarrës me titull biznesi. Marrja e vendimeve dhe përgjegjësia bie mbi vetë sipërmarrësin dhe shoqëria mund të marrë në punë punëtorë sikundër dhe shoqëri të tjera biznesi. Shpeshherë biznesi si punë e dytë ja vlen të fillohet duke nxjerrë titull biznesi. Fillimi i veprimtarisë sipërmarrëse është i shpejtë dhe i thjeshtë.
Shoqëri tregtare e hapur (avoin yhtiö): Kjo lloj shoqërie tregtare lind atëhere kur dy ose më shumë persona bien dakort mbi themelimin e shoqërisë duke nënshkruar kontratën përkatëse mbi shoqërinë tregtare. Ortakët janë të barabartë në të gjitha veprimtaritë e shoqërisë dhe përgjigjen personalisht mbi vendimet, detyrimet dhe borxhet e shoqërisë tregtare.
Shoqëri tregtare komandite (kommandiittiyhtiö): Shoqëri tregtare e cila dallohet nga shoqëria tregtare e hapur nga fakti se në këtë shoqëri përveç një apo më shumë ortakëve përgjegjës ka edhe një ortak pa votë.
Shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar (osakeyhtiö): Për themelimin e kësaj shoqërie tregtare duhet të paktën një person ose grup personash dhe minimumi i kapitalit të jetë 8000 euro. Kapitali ndahet në aksione: fuqia e votës, fitimi dhe përgjegjësia e ortakut varet nga numri i aksioneve që ai ka nën zotërim.
Shoqëri tregtare kolektive (osuuskunta): Shoqëri tregtare që ushtron aktivitet tregtar për mbështetjen e menaxhimit dhe tregtisë së anëtarëve të saj. Minimumi tre persona duhen që të themelojnë shoqërinë tregtare kolektive, ku mund të marrin pjesë si persona antarë ashtu edhe shoqëri tregtare dhe secili nga këta ka nga një votë në mbledhjet e shoqërisë tregtare kolektive. Antarët përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare kolektive vetëm duke investuar kapitalin e tyre.
Informacione të mëtejshme mbi llojet e ndryshme të biznesit ka në faqet e Yrityssuomi-t, në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi).