Kun sairastat
"Krevati është ilaç."
(Proverb venecian)
Nëse jeni me vendbanim (kotikunta) në Finlandë, atëherë mund të përdorni shërbimet shëndetësore publike.
Kur sëmureni kontaktoni qendrën shëndetësore (terveysasema) të zonës ku banoni për të rezervuar një vizitë. Informacionet e kontakteve të qendrës shëndetësore do t’i gjeni në faqet e internetit të komunës tuaj. Në qytetet e mëdha ka qendra shëndetësore thuajse në çdo lagje të qytetit.
Zakonisht qendrat shëndetësore janë hapur në orarin 8-16, nga e hëna deri të premte. Ia vlen të telefononi për rezervimin e një vizite që në mëngjes, sapo të hapet qendra shëndetësore. Punonjësi që merret me rezervimin e vizitës do t’ju tregojë se kur mund ta takoni mjekun. Nëse keni kartën e Kelas (Kela-kortti), merreni me vete kur të shkoni te mjeku.
Nëse keni nevojë për shërbimet e mjekut specialist, fillimisht duhet të rezervoni takim me mjekun e përgjithshëm. Mjeku i përgjithshëm shkruan rekomandimin për te mjeku specialist. Shërbimet e qendrës shëndetësore janë relativisht me çmime të lira për klientët, sepse këto shërbime financohen me të ardhurat nga tatimet.
Gjatë natës dhe fundjavave qendrat shëndetësore janë mbyllur. Në këto kohë, sëmundjet dhe aksidentet e papritura kurohen në urgjencë (päivystys). Shihni, gjithashtu, edhe faqen internetore ”Situatat urgjente”.
Në spital juve ju bëhen analiza dhe kurime, zakonisht, vetëm me rekomandim të mjekut. Në rast urgjence, nuk ka nevojë për rekomandim. Pacienti paguan një pjesë të shpenzimeve të kurimit të spital.
Kur sëmundja ose gjymtimi vështirëson përballimin e punës, studimin ose jetën e përditëshme, atëhere rehabilitimi (kuntoutus) mund t’ju ndihmojë.
Në se njeriu sëmuret aq sa ai bëhet i paaftë për punë dhe humbet të ardhurat e tij, ai mund të kërkojë para ditore për sëmundje (sairauspäiväraha) nga zyra e Kelas.