Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kur ndërroni shtëpi

Kun muutat

"Para se të zgjedhësh shtëpinë, zgjidh fqinjin dhe para se të nisesh për rrugë, zgjidh shokun e rrugës."
(Proverb arab)

Lista e punëve që duhet të bësh kur të ndërrosh shtëpi

  • Mos harro ta ndërpresësh me kohë kontratën e banesës së vjetër. Kontrollo në kontratën e qirasë, se sa kohë para largimit nga banesa duhet të lajmërosh. Është mirë që lajmërimi për largimin nga banesa e vjetër ta bësh vetëm atëhere kur të kesh firmosur kontratën me shkrim të banesës së re.
  • Për transferimin e linjës së Internetit dhe linjës telefonike, është mirë që me kohë të merreni vesh me ofruesin e këtyre shërbimeve. Kështu i shmangesh shkëputjes së panevojshme të linjës.
  • Mos harro të lajmërosh edhe firmën me të cilën ke kontratën e rrymës, mbi ndërrimin e banesës. Kërko edhe faturën finale. Sqaro në se atje ku do të banosh kompania e banesave ka kontratë rryme vetëm me një shitës, apo në se mund të zgjedhësh vetë nga cili ta blesh rrymën. Bëje kontratën e re rreth dy javë para se të ndërrosh banesë.
  • Njoftimi mbi ndërrimin e banesës bëhet gjithmonë te zyra e gjendjes civile (maistraatti). Njoftimin mund ta bëni në faqet e muuttoilmoitus.fi me telefon. apo me formular, të cilat merren mes të tjerash nga posta, nga zyrat e gjendjes civile ose nga e Institutit të Sigurimeve Pensionale (Kela). Kujdestari i Banesës duhet informuar edhe kur largohesh apo futesh në banesë.
  • Mendo në se ja vlen ta ndërroni bravën apo ta sarjoittaa nga e para. Kur të largohesh nga banesa e vjetër, dorëzoja të gjitha celësat e banesës pronarit ose kujdestarit të banesës.   

  • Siguro në kohë automjetin dhe ndihmën për transport. Kuti të mëdha mund të huazohen me çmime të lira. Nga Interneti apo nga faqet e librit të verdhë do të gjeni informacione kontakti me kompanitë e transferimit.Një mënyrë tjetër është të marrësh në dyqan kuti kartoni të mëdha që t’ju shërbejnë gjatë shpërnguljes.
  • Ndryshimin e adresës mund ta bësh në postë. Në postë mund të merrni edhe kartolina lajmërimi mbi ndryshimin e adresës, të cilat mund t’u dërgohen falas miqve dhe të afërmëve të familjes për t’i njoftuar mbi ndryshimin e adresës. Ndryshimi i adresës ja vlen të njoftohet sidomos në bibliotekë dhe në bankë. Informacione të mëtejshme ka në faqet internetore të Postës.

  • Kontrolloni, a është sigurimi juaj i shtëpisë i mjaftueshëm për banesën e re.

  • Para largimit, mos harro të pastrosh banesën e vjetër. Në këtë mënyrë që banesa të jetë më e këndshme për banorin që do të banojë shpërngulet aty. Sende që ende mund të përdoren, mund t’i coni në qendrat e riqarkullimit ose në tregjet me cmim të lirë (kirpputori).