Kun olet raskaana
"Fëmija sjell bereqet."
(Proverb finlandez)
Nëna duhet të shkojë në këshillimoren për nëna menjëherë kur të fillojë shtatzënia ose para përfundimit të muajit të katërt të shtatzënisë. Në këshillimore kujdesen për shëndetin e nënës dhe fëmijës, si dhe organizojnë kurse përgatitore për lindjen për nëna dhe baballarë. Këto shërbime për klientët janë falas. Kur fëmija lind, mjeku i këshillimores për fëmijë dhe motra medicinale kujdesen për shëndetin dhe vaksinimin e fëmijës. Informacione mbi këtë temë ka në faqet internetore të Ministrisë së Punëve Sociale dhe Shëndetësore.
Pyesni për shërbimet e këshillimores në qendrën tuaj shëndetësore.
Kur nëna është shtatzënë dhe me banim të përhershëm në Finlandë, ajo mund të marrë mbështetje për gratë shtatzëna kur plotëson disa kushte. Në faqet internetore të Kelas ka informacione mbi atë se cilët persona konsiderohen që banojnë në Finlandë. Mbështetja për gra shtatzëna mund ta merret në formën e të ardhurave pa tatim ose si paketë ndihme.
Gratë shtatzëna kanë të drejtë për asistencë për gra shtatzëna, në se ajo ka banuar rregullisht për një kohë të mjaftueshme në Finlandë.
Guida ”Foshnja lind në Finlandë” në gjuhët e mëposhtme:
shqip
finlandisht
suedisht
anglisht
serbokroatisht
gjuha farsi
kurdish
arabisht
Në faqen Fëmijët dhe të rinjtë ka informacione mbi mbështetjet financiare që mund të kërkojë familja me fëmijë
A prisni fëmijë në një kohë të vështirë të jetës?
Në se prisni fëmijë dhe ndjeni që nuk mund ta përballoni vetëm, mund të kontaktoni strehimoren për nëna. Në strehimore familjet mbështeten në rolin e të qënurit prind dhe në marrjen në kontroll të jetës së tyre. Nëna mund të vijë në strehimore për nëna gjatë kohës së shtatzënisë ose me foshnjen e vogël.
A po e prisni fëmijën vetëm? Edhe në faqet internetore të bashkimit të kujdestarëve të vetëm dhe kujdestarëve të përbashkët ka informacione mbi këtë temë.
Informacione mbi abortin ka në faqet e Infopankit në faqen e “Seksualitetit”.