Kulttuuri ja vapaa-aika Kauniaisissa
Kultura dhe koha e lirë në Kauniainen
Në Kauniainen ka shumë shërbime kulturore dhe të kohës së lirë. Në qytet funksionojnë një shkollë muzike dhe një shkollë artesh figurative. Në Kauniainen është e mundur të ushtroni sporte të ndryshme. Informacione mbi shërbimet mbi aktivitetet sportive në finlandisht dhe suedisht.
Zyra e kulturës prodhon shërbime kulturore për të gjitha grupmoshat. Informacione të mëtejshme ka në faqet e internetit të shërbimeve kulturore, në finlandisht dhe suedisht.
Në faqen e internetit të rajonit të kryeqytetit, të Infobankës, Kultura dhe koha e lirë ka informacione të mëtejshme mbi aktivitetet kulturore dhe aktivitetet e kohës së lirë.
Në faqen e internetit të Infobankës, Kultura dhe koha e lirë ka informacione mbi mundësitë për kulturën dhe kohën e lirë në Finlandë.
Biblioteka
Biblioteka e qytetit të Kauniainenit ofron shërbimet e saj në disa gjuhë dhe është pjesëmarrëse në shërbimin e bibliotekave të kryeqytetit HelMet.
Në bibliotekën e Kauniainenit ka kompjutera, përdorimi i të cilëve është falas për klientët.
Biblioteka e qytetit të Kauniainenit (Kauniaisten kaupunginkirjasto)
Thurmaninaukio 6
02700 Kauniainen
Hapur: e hënë, e martë, e enjte 10-20, e mërkurë 13-20, e premte 10-16, e shtunë 10-15
Tel. (09) 505 6401
Në zonën e qendrës së Kauniainenit ka internet me valë të cilin mund ta përdorni me anë të fjalëkalimit të vizitorit që merret në ndërtesën e qytetit të Kauniainenit, në bibliotekë dhe në dyqanet e qendrës.
Informacione të mëtejshme ka në bibliotekën e qytetit të Kauniainenit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Vendet turistike dhe natyra
Në faqet e internetit të qytetit ka informacione mbi qytetin dhe vendet turistike në finlandisht dhe suedisht. Në faqe ka edhe informacione në finlandisht dhe suedisht mbi natyrën dhe mbrojtjen e saj.
Peshkimi në Kauniainen
Në liqenin e vetëm të Kauniainenit (Gallträsk) mund të peshkoni me grep dhe në dimër mund të peshkoni duke hapur një vrimë në akull. Qyteti fqinjë i Espos ofron mundësi të shumëllojshme peshkimi. Informacione të mëtejshme mund të gjeni në faqet e qytetit të Espos, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Aktivitetet e organizuara sportive
Në faqen e internetit të qytetit të Kauniainenit ka informacione mbi aktivitetet e organizuara sportive, në finlandisht dhe suedisht.
Pishinat
Kauniaineni ka pishinën e veti. Informacione mbi shërbimet dhe orët kur është hapur mund të gjeni në faqet e internetit të zyrës për aktivitete sportive, në finlandisht dhe suedisht.
Aktivitete për të rinj
Zyra për të rinj e Kauniainenit organizon në shtëpinë e të rinjve aktivitete të ndryshme dhe aktivitete për të rinj. Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht.