Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kujdesi shëndetësor në punë

Työterveys

"Nuk mund t’i shohësh yjet kur ecën, në se ke një gur në këpucë.”
(Proverb kinez)

Në Finlandë punëdhënësit kanë detyrimin për të financuar kujdesin shëndetësor parandalues për punëtorët e tyre. Gjithashtu, punëdhënësi mund të organizojë për punëtorët shërbime mjekësore për kurimin e sëmundjeve. Në shërbimin shëndetësor në punë është e mundur të merrni shërbimet e infermieres, mjekut të punës dhe psikologut të punës. Shpesh në shërbimin shëndetësor në punë ka edhe fizioterapi. Zakonisht, shërbimet e mjekut specialist nuk përfshihen në shërbimin shëndetësor në punë. Pyesni punëdhënësin tuaj se çfarë përmban kujdesi shëndetësor në vendin tuaj të punës.

E drejta për shërbimet shëndetësore në punë nuk i takon familjes së punëtorit.

Sipërmarrësi dhe personi i vetëpunësuar mund të organizojnë kujdesin shëndetësor në punë për veten e tij, nëse dëshiron. Pra, sipërmarrësi nuk është i detyruar t’i sigurojë vetes shërbimin shëndetësor në punë. Megjithatë, sipërmarrësi duhet t’u sigurojë shërbim shëndetësor punëtorëve që punojnë për atë.

Kujdesin shëndetësor në punë mund ta siguroni nëpërmjet qendrës shëndetësore lokale ose, për shembull, një qendre shëndetësore private.

Në faqet e Kelas do të gjeni informacione mbi ligjin për kujdesin shëndetësor në punë si dhe mbi kujdesin shëndetësor në punë që ka të bëjë me punëdhënësin dhe biznesmenin.

Kela i kompenson punëdhënësit dhe biznesmenit një pjesë të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor në punë, në se shpenzimet janë të nevojshme dhe të pranueshme.