Kriisitilanteet Kauniaisissa
Rastet e krizave në Kauniainen
Në faqen e internetit të Infobankës, Rastet e krizave ka informacione mbi ku mund të merrni ndihmë në raste krizash.
Shihni edhe faqen e internetit të rajonit të kryeqytetit Rastet e krizave.
Kujdestaria për punë sociale dhe në raste krizash
Në raste krizash mund të merrni ndihmë të menjëhershme nga kujdestaria për çështje sociale dhe kriza, e cila funksionon 24 orë në ditë, në finlandisht, suedisht dhe anglisht, tel. (09) 8164 2439. Nëpunësi zyrtar rezervon në rast nevoje përkthyesin. Mund të kontaktoni, për shembull, për të pyetur për çështje të shëndetit mendor, për lodhjen, për çështje të mbrojtes së fëmijëve dhe të dhunës.
Shërbimi është konfidencial dhe pa pagesë. Mund të kontaktoni edhe si person anonim. Punonjësit e kujdestarisë për çështje sociale dhe kriza bisedojnë me klientin, japin këshilla dhe në rast nevoje shkojnë edhe në vend për të zgjidhur problemin.
Adresa: Jorvin sairaala, Turuntie 150.
Informacione mbi urgjencën për çështje sociale dhe në raste krizash, mund të gjeni në faqet e internetit të qytetit të Espos, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Problemet shëndetësore
Në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit, gjenden informacione mbi qendrën shëndetësore në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Gjatë natës dhe fundjavës, qendra shëndetësore është mbyllur. Në kohë të tilla, sëmundjet e menjëhershme dhe aksidentet kurohen në urgjencë. Në faqet e internetit të qytetit të Epos ka informacione mbi urgjencën në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Këshillimorja për familje
Këshillimorja për familje ofron ndihmë profesionale për çështje lidhur me rritjen dhe zhvillimin psikik të fëmijëve e të të rinjve. Të rinjtë mund edhe të kontaktojnë vetë. Të rriturit mund të kërkojnë ndihmë për problemet personale dhe ato në marrëdhënie. Këshillimorja për familje u shërben banorëve në finlandisht dhe suedisht. Vizitat janë konfidenciale dhe pa pagesë për ata banorë të Finlandës, të cilët janë përfshirë në rrethin e sigurimit social.
Në faqet e internetit të Kauniainenit gjenden informacione kontakti të shërbimeve të çështjeve sociale dhe të krizave, në finlandisht dhe suedisht.
Problemet e të rinjve
Në faqet e internetit të drejtorisë për arsim të qytetit flitet në finlandisht dhe suedisht për problemet me substancat intoksikuese e drogat dhe për vendet e kurimit. Të rinjtë imigrantë mund t’i telefonojnë punonjësit të socialit,
tel. (09) 5056 244 ose (09) 50561. Shërbimi jepet në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Rastet e dhunës
Edhe banorët e Kauniainenit mund të kontaktojnë, në raste krize Ndihmën për Gra në Espo, të strehimores së Espos. Kujdestaria e strehimores së Espos është e hapur 24 orë në ditë, tel. (09) 591 5130. Mund të telefononi edhe si person anonim.
Në Kivenlahti të Espos funksionon Strehimorja për të rinj e Kryqit të Kyq të Finlandës. Adresa: Kipparinkatu 2 banesa 19, 02320 Espoo. Tel. (09) 81955360, faks (09) 81955361, turvatalo.espoo(at)redcross.fi
Problemet me alkoolin
Për çështje që kanë të bëjnë me varësi nga substanca intoksikimi dhe droga mund të kërkoni ndihmë te zyra e socialit dhe qendra shëndetësore, ku klienti, sipas nevojës, drejtohet për në shërbimet e specializuara.
Qendra shëndetësore e Kauniainenit në finlandisht dhe suedisht.
Kur nevoja për ndihmë ose për kurim është urgjente, atëherë mund të drejtoheni te urgjenca.
Nëse keni nevojë për trajtim mjekësor për probleet nga alkooli, atëhere mund të kontaktoni klinikën A. Klinika e Espos për Probleme Varësie nga Alkooli Tel. (09) 5123 760. Qendra për dezintoksim, tel. 040 573 2338.
Në Infobankë ka informacione të mëtejshme për problemet e varësisë nga alkooli dhe droga.
Këshilla juridike
Zyra e ndihmës legale të Espos i shërben edhe banorëve të Kauniainenit gjatë ditëve të punës, ora 8.00-16.15, në adresën Pihatörmä 1 A, 02240 Espoo. Gjuhët e shërbimit të zyrës janë finlandishtja, suedishtja dhe anglishtja.
Tel. 010 366 0060
Vdekja
Shihni informacione që kanë të bëjnë me vdekjen në faqen e internetit Vdekja, të Infobankës.