Koulutus Vantaalla
Shkollimi në Vantaa
Në faqen Shkollimi , të Infobankës, ka informacione mbi sistemin shkollor në Finlandë.
Në faqen e metropolit të kryeqytetit Shkollimi , të Infobankës , ka informacione mbi kujdesin ditor për fëmijë, për kujdesin e përkohshëm ditor, për shkollimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe për aplikimin për shkollim në metropolin e kryeqytetit.
Kujdesi ditor
Në Vantaa funksionon kujdesi ditor komunal dhe privat. Përveç kujdesit ditor në gjuhët finlandeze dhe suedeze, në Vantaa ka edhe kujdes ditor në gjuhën ruse dhe angleze.
Në faqet e internetit të qytetit të Vantaa-s ka informacione mbi kujdesin ditor komunal, të qytetit të Vantaa-s dhe mbi çerdhet në finlandisht , suedisht dhe anglisht . Formulari për kujdes ditor në çerdhet komunale gjendet në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Informacione mbi aplikimin për në çerdhet private mund të merrni nga çerdhet private dhe informacionet e kontakteve gjenden në faqet e qytetit të Vantaa-s, në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Mësimi parashkollor
Në faqen e internetit Shkollimi fillor , të Infobankës, ka informacione të përgjithshme mbi mësimin parashkollor në Finlandë.
Në faqet e qytetit të Vantaa-s ka informacione mbi mësimin parashkollor në Vantaa, në finlandisht , suedisht dhe anglisht . Formulari për mësimin parashkollor në finlandisht dhe suedisht .
Fëmijët e moshës parashkollore që kanë gjuhë dhe kultura të ndryshme mund të kërkojnë të ndjekin klasën e parë të shkollës, ku ata mund të marrin edhe mësim në gjuhën nënë, përveç mësimin parashkollor. Informacione të mëtejshme mbi mësimin parapërgatitor dhe përgatitor, mund të merrni te koordinatorët e zonës së grupeve të gjuhëve dhe kulturave të ndryshme. Informacionet e kontaktit të koordinatorëve të zonës, gjenden në finlandisht , në dokumentin e bashkangjitur në faqen ”Mësimi për grupe të ndryshme gjuhësore dhe kultulrore”.
Në faqen e internetit të qytetit të Vantaa-s, ka informacione mbi mësimin parashkollor, në gjuhë të huaj, që organizohet në çerdhe, në finlandisht dhe anglisht .
Shkollimi fillor për fëmijë
Informacione të përgjithshme mbi shkollimin fillor në Finlandë ka në faqen shkollimi fillor, të Infobankës, në rubrikën Shkollimi fillor .
Në faqet e qytetit të Vantaa-s ka informacione mbi shkollimin fillor në Vantaa, në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Shkollimi përgatitor (Valmistava opetus)
Nëse nxënësi nuk ka njohuri të mjaftueshme të finlandishtes për të mësuar në shkollimin fillor, atëhere ai mund të marrë pjesë në shkollimin përgatitor. Kujdestarët e nxënësit mund të kontaktojnë koordinatorin e zonës për grupet e ndryshme gjuhësore dhe kulturore, i cili plotëson së bashku me kujdestarët e nxënësit dokumentacionin e nevojshëm dhe vlerëson kohën kur nxënësi është i gatshëm për t’u transferuar në shkollimin fillor.
Informacionet e kontaktit të koordinatorëve të zonës gjenden në dokumentin e bashkangjitur të faqes së internetit, Shkollimi i grupeve të ndryshme gjuhësore dhe kulturore (Kieli- ja kulttuuriryhmien opetus) në finlandisht.
Finlandishtja si gjuhë e dytë dhe mësimi i gjuhës amtare (Suomi toisena kielenä ja oman äidinkielen opetus)
Në shkollimin fillor organizohet finlandishtja si gjuhë e dytë për ata nxënës të cilët njohuritë e finlandishtes nuk i kanë në të njëjtin nivel me njohuritë e gjuhës amtare. Informacione të mëtejshme në finlandishte.
Në faqet e qytetit të Vantaa-s ka informacione mbi mësimin e gjuhës amtare në finlandisht . Formulari i regjistrimit për në mësimin e gjuhës amtare, në finlandisht dhe anglisht.
Shkollimi në gjuhë të huaj (Vieraskielinen opetus)
Në faqen Alternativa për shkollimin fillor në Vantaa, ka informacione mbi mësimin në gjuhë të huaj në Vantaa, në finlandisht .
Aktivitetet e paradites dhe të pasdites për nxënësit e shkollave
Aktivitetet e paradites dhe të pasdites organizohen për nxënësit e klasave të para dhe të dyta si dhe për nxënësit e klasave të mësimit të veçantë. Përparësi për plotësimin e vendeve kanë nxënësit e klasës së parë. Aktivitetet e paradites dhe të pasdites për nxënësit e shkollave në Vantaa, organizohen thuajse vetëm si aktivitete të pasdites. Qyteti merret me udhëheqjen e aktivitetit, ndërsa çështjet praktike organizohen nga bashkimet, shoqatat, famullitë dhe nga sipërmarrësit privatë.
Klubet e pasdites zakonisht funksionojnë në zyrat e organizatave fetare. Aktiviteti i pasdites organizohet kryesisht në gjuhën finlandeze dhe suedeze. Në faqet e internetit të qytetit të Vantaa-s ka informacione të mëtejshme në finlandisht mbi aktivitetet e pasdites për nxënësit e shkollave . Aktivitetet në gjuhën suedeze organizohet në bashkëpunim me shkollat në gjuhën suedeze. Në shkollën ndërkombëtare të Vantaa-s funksionon klubi i pasdites në gjuhën angleze, që organizohet nga shoqata e prindërve. Informacione mbi shkollën ndërkombëtare në anglisht dhe finlandisht .
Studentët në moshë të rritur, të shkollimit fillor
Në faqen e qytetit të Vantaa-s ka informacione mbi shkollimin fillor për të rritur, në finlandisht .
Gjimnazi
Informacione mbi shkollimin në gjimnaz në Vantaa, në finlandisht , suedisht dhe anglisht . Gjimnazet në Vantaa në finlandisht .
Informacione mbi linjën IB, të gjimanzit të Tikkurilas në finlandisht dhe anglisht (nëpërmjet lidhjes IB).
Informacione mbi gjimnazin ”part time” në finlandisht .
Informacione mbi gjimnazin për të rritur në Vantaa në finlandisht .
Shkollimi profesional i shkallës së dytë
Në faqen e qytetit të Vantaa-s ka informacione mbi shkollimin ka informacione finlandisht , suedisht dhe anglisht mbi shkollimin profesional, të shkallës së dytë në Vantaa.
Shkollimi për të rritur (Aikuiskoulutus)
Në faqen e internetit të qytetit të Vantaa-s ka informacione mbi shkollimin për të rritur në finlandisht
Ndihmë në zgjedhjen e profesionit
Në faqen e Infobankës, Ndihmë në zgjedhjen e profesionit , ka informacione mbi zgjedhjen e profesionit.