Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kauniainen

Koulutus Kauniaisissa

Shkollimi në Kauniainen 

Në faqen e internetit të rajonit të kryeqytetit Shkollimi , ka informacione mbi kujdesin ditor për fëmijë, mbi kujdesin e përkohshëm ditor për fëmijë, mbi shkollimin bazë dhe shkollimin e shkallës së dytë dhe mbi aplikimin për shkollime në rajonin e kryeqytetit.

Kujdesi ditor 

Në faqen e Infobankës Fëmijët dhe të rinjtë , ka informacione të përgjithshme mbi sistemin e kujdesit ditor të Finlandës.

Në Kauniainen ka kujdes ditor komunal dhe privat, si në finlandisht ashtu edhe në suedisht. Në faqet e qytetit të Kauniainenit gjenden informacione të mëtejshme në finlandisht , suedisht dhe në anglisht për kujdesin ditor, si dhe formulari për të aplikuar në kujdesin ditor komunal, në finlandisht  dhe suedisht . Formularët e plotësuar dorëzohen në çerdhe ose dërgohen në adresën e zyrës së punëve sociale dhe shëndetësore.

Kryetari i Seksionit të Kujdesit Ditor (Päivähoitopäällikkö)
Kauniaistentie 10
02700 Kauniainen

Gjithashtu mund të kontaktoni kryetarin e seksionit të zhvillimit të hershëm të fëmijës, kur dëshironi që fëmijä të aplikojë në kujdesin ditor komunal, në Kauniainen.

Kryetari i seksionit të zhvillimit të hershëm të fëmijës, tel. (09) 5056 259

Në kujdesin ditor privat mund të aplikoni direkt në çerdhen që ju intereson. Çerdhet private në finlandisht  dhe suedisht .

Kujdesi ditor i përkohshëm: 

Informacione Grani Lähiapu ry 
Telefononi gjatë ditëve të punës nga ora 9-13, tel. 040 518 9281
posta elektronike: granin.lahiapu.ry(at)kolumbus.fi

Mësimi parashkollor

Në faqen e Infobankës, Shkollimi bazë  ka informacione të përgjithshme mbi mësimin parashkollor në Finlandë.

Në Kauniainen mësimi parashkollor organizohet në ato çerdhe, ku ka të paktën shtatë fëmijë të moshës parashkollore. Mësimi parashkollor organizohet në finlandisht dhe suedisht. Informacione në finlandisht, suedisht dhe anglisht mbi mësimin parashkollor dhe aplikimin në mësimin parashkollor në Kauniainen, gjenden në faqet e internetit të qytetit.

Formulari i aplikimit për shkollimin parashkollor në finlandisht  dhe suedisht . Formularin mund ta dorëzoni në çdo çerdhe komunale të Kauniainenit. Çerdhet në Kauniainen në finlandisht  dhe suedisht .

Shkollimi fillor

Në faqen e internetit Mësimi bazë shkollor , flitet për mësimin bazë shkollor në Finlandë.

Shkollim fillor në Kauniainen në finlandisht , suedisht  dhe anglisht .

Shkollimi përgatitor dhe mësimi i gjuhës amtare 

Informacione mbi shkollimin përgatitor dhe mësimin e gjuhës amtare do të gjeni në zyrën e arsimit, të qytetit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Tel. (09) 50561

Shkollimi shtesë "klasa e dhjetë" 

Informacionet te zyra e arsimit të qytetit
Tel. (09) 50561

Nxënësit në moshë të rritur të shkollimit fillor 

Informacionet te zyra e arsimit të qytetit
Tel. (09) 50561

Aktivitetet e paradites dhe të pasdites për nxënësit e shkollave

Koululaisten aamu- ja iltapäivätoiminta
Në Kauniainen, aktivitetet e pasdites për nxënësit e klasave të para dhe të dyta, zhvillohen në shkollat e ciklit të ulët, në finlandisht dhe në suedisht.

Në faqen e internetit të Kauniainen-it ka informacione të mëtejshme në finlandisht (suomeks i) mbi aktivitetet e paradites dhe të pasdites në gjuhën finlandeze. Në faqen e internetit gjendet edhe formulari i regjistrimit në aktivitetet e pasdites në gjuhën finlandeze. Formulari dorëzohet te sekretaria e shkollës që ndjek fëmija.

Aktivitetet në gjuhën suedeze organizohen nga Folkhälsan.  Folkhälsan Mittnyland Ab, Maria Klemen, tel.  044 788 1054 . 

Shkollimi i shkallës së dytë 

Gjimnazi

Informacione në finlandisht  dhe suedisht  mbi shkollimin në gjimnaz në Kauniainen.

Të rriturit mund të ndjekin gjimnazin për të rritur për të marrë diplomën e gjimnazit. Për informacine të mëtejshme në finlandisht , shihni faqet e internetit të gjimnazit për të rritur, të Espos.

Shkollimi profesional i shkallës së dytë 

Në Kauniainen funksionojnë dy shkolla të larta profesionale, Shkolla e lartë profesionale ”Diakonia” , ku mund të studioni programe shkollore të fushës së punëve sociale dhe Akademia e Punëtorëve , ku mund të studioni për producent kulturor.